E Enjte, 04.25.2024, 04:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PO KUSH ËSHTË ARTAN BAJRAKTARI, SHEFI I INTERPOL TIRANA QË ARRESTUA PËR RASTIN FRROKU
E Martë, 03.31.2015, 08:22am (GMT+1)


Dy oficerë të lartë policie janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme, nga forcat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Arrestimet janë bërë në Tiranë, nga agjentët e SHKB-së.

Dy oficerët e arrestuar mësohet se janë pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe drejtues të Interpol Tirana.

Ata janë Artan Bajraktari, kreu i Interpol Tirana që shikoni në foto dhe Loreta Alla, ish drejtuese e Interpol Tirana dhe aktualisht shefe sektori.

Ata janë vënë nën akuzën e "shpërdorimit të detyrës".

Zyrtarisht nuk ka informacion nga Policia e Shtetit, por burime brenda saj thanë se arrestimet lidhen me çështjen "Frroku".
KUSH ËSHTË ARTAN BAJRAKTARI

Ish-drejtor i Interpol Tirana, Artan Bajraktari në tetor 2013 u rikthye në krye të saj pas 8 vitesh, duke marrë kështu postin më të lartë të këtij institucioni.

Emërimi i tij erdhi pas shkarkimit të Behar Tafës, Drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar të Policisë, i cili ka në varësi dhe Interpolin.

Rikthimi i tij konsiderohet i bujshëm pasi vjen në të njëjtën detyrë që ka pasur deri në vitin 2005.

Artan Bajraktari i cili ka mbaruar Akademinë e Policisë në vitet 1987-1991, e i diplomuar në FBI Akademia Kombëtare mars 2002, në universitetin Virginia për drejtësi penale në të njëjtin vit, ka një CV të pasur me një sërë kualifikimesh të kryera në shkollat e avancuara ndërkombëtare, për të cilat disponon diploma e certifikata.

Artan Bajraktari, konsiderohet si ekspertë i fushës së luftës kundër krimit të organizuar dhe njohës i mirë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Bajraktari ka marrë pjesë në seminare të ndryshme, duke marrë dhe kualifikimin përkatës ndërsa është bërë pjesë e dhjetëra konferenca ndërkombëtarë në fokus të së cilave ka qenë dhe lufta kundër korrupsionit. Artan Bajraktari, ka lindur në Tiranë më 7 tetor të vitit 1963, dhe nga viti 1991-1993 ka punuar si inspektor i SHISH-it në Elbasan, ndërsa në prill-tetor të vitit 1999 ka mbajtur postin e shefit të SHKB-ës në drejtorinë e Policisë Qarkut Kukës.

Në muajin nëntor të vitit 1999 Bajraktari u emërua si inspektor pranë ZQK Interpol-Tirana, ndërsa në dhjetor të po këtij viti deri më 2005, ai mbajti postin më të lartë atë të sheshit të ZQK Interpol.

Pas lirimit të tij nga detyra e mëparshme, Bajraktari i emërua si pedagog në akademinë e policisë " A.Zylyftari" në Departamentin e Rendit dhe Sigurisë Publike në tetor të 2005 deri në Janar 2007.

Reforma që përfshiu këtë institucion bëri që Bajraktari të zhvendosej në një tjetër detyrë në janar të 2007.

Në mars të vitit 2008 deri në janar të 2010, bajraktari u emërua si Zv Gjeneral-Manaxher në kompaninë "Regency" Tiranë.

Ndërkaq në janar 2011 tetor 2011, ai mori detyrën e Shefit e Sektorit Ekonomik në Njësinë Administrative nr 9 Tiranë.

Ndërsa në dhjetor të 2012tetor 2013 si zëvendës shef i Sigurisë në Ambasadën Izraelit Tiranë.

Bajraktari ndër të tjera është njohës i mirë i tri gjuhëve të huaja, Anglisht, Italisht e Serbisht.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDALOHEN SHEFI I INTERPOL TIRANA ARTAN BAJRAKTARI DHE SPECIALISTJA LORETA ALLA - FSHEHËN PROVAT NGA BELGJIKA PËR FRROKUN (03.31.2015)
SHQIPËRI - EKSPORTET SHËNOJNË RËNIE ME 12 PËR QINDEdhe vitin e kaluar eksportet e këtij vendi u tkurrën ndjeshëm (03.31.2015)
PRIZREN - SOT KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK (03.31.2015)
ZGJEDHJET LOKALE - SHUMICA FORCON ALEANCAT, OPOZITA ENDE JASHTË GARËS (03.31.2015)
FMN - GJENDJA EKONOMIKE NË KOSOVË NUK SIGURON RRITJEN E PAGAVE (03.30.2015)
GJERGJ BOJAXHI - PSE PO GAROJ PËR BASHKINË E TIRANËS Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se politika është kthyer në problemin kryesor për qytetarët dhe se ka ardhur koha për të gjetur një zgjidhje tjetër (03.30.2015)
LISTA SERBE - NUK KTHEHEMI NË QEVERI PA U KTHYER NË GJAKOVË (03.30.2015)
ISH LUFTËTARËT E UÇK-së PROTESTË PARA QEVERISË - DUAM ZBARDHJEN DHE PUBLIKIMIN E LISTAVE TË VETERANËVE (03.30.2015)
QEVERIA RAMA NUK PRANOI NDËRTIMIN E HEKURUDHËS ME KOSOVËN (03.30.2015)
ENDRITI - I PARI NË GARËN E INTELIGJENCËS NË KOSOVË (03.30.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]