VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

(UPDATED) EASYJET NGA GJENEVA PËR PRISHTINË ULJE TË DETYRUAR NË ROMË PASI KABINA E PILOTIT U SULMUA NGA NJË PASAGJER

E Martë, 03.31.2015, 01:35pm (GMT1)


Voal Sipas njoftimeve avioni i linjës EasyJet i orës 10:00 nisur për Prishtinë bëri një ulje të detyrushme në Romë pasi njëri nga pasagjerët e avionit kosovar goditi disa herë stjuartesën që ishte në shërbim, theu shariotin dhe shkoi tek kabina e pilotit duke kërcënuar e bërë shantazh.

Personi u arrestua nga policia në Romë.

Avioni  u nis nga Gjeneva në orën 10:00 dhe rreth orës 11 e 20 u ul në aeroportin e Romes. Personeli i avionit ka hapur hetim ndaj personit që kreu akte fizike të dhunshme dhe për panikun që krijoi në bordin e avionit që ishte në rrjedhen e tij normale te fluturimit dhe duhet te ulej ne Prishtinë në orën 12:00.

Hetimi vazhdon  dhe avioni është parashikuar të niset në oren 16.30 sipas afishimit të tabeles se fluturimeve.


WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.