VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

IL GIORNALE - SKANDALI, NERITAN CEKA PAZARE NË ITALI ME VOTAT E ARBËRESHËVE DHE SHQIPTARËVE

E Martë, 03.31.2015, 02:19pm (GMT1)


Voal - Gazeta italiane Il Giornale në numrin e saj të sotëm, në artikullin me titull 'Iskia, kryebashkiaku Ferrandoni dhe ato votat shqiptare për zgjedhjet në parlamentin evropian' dhe nëntitull 'Gjyqtarët - kështu kooperativa i shpërblente miqtë politikanë', shfaqet vota e 'dyshuar' e 10 mijë shqiptarëve', shkruan:

"Nuk pushojnë polemikat për skandalin e grupit Coop të Ischias. Francesco Simone, shef i marrëdhënieve  institucionale të Cpl Concordia, kishte raporte edhe me ambasadorin shqiptar në Itali Neritan Ceka në atë masë sa t'ia sigurojë votat kryebashkiakut Giosi Ferrandino i cili kishte tentuar ndenjësen në Europarlament.

Përveç se të paguante këshilldhëniet bujare ndaj vëllait të kryebashkiakut, Simone ishte aktivizuar edhe për të mbështetur fushatën zgjedhore të Ferrandinos në Evropianet 2014, duke organizuar darka dhe prezantime librash, njërën edhe me Massimo D'Alemën, por sidomos duke vënë në lëvizje të gjitha kontaktet e tij për të grumbulluar vota tek kandidati iskian.

Deri edhe ambasadori shqiptar në Itali u tregua i gatshëm të ishte në dispozicion të qytetarit të parë të ishullit me votat e komunitetit të tij.

Më 14 shkurt është rrethana e përshkruar në aktet hetinore, Simone organizoi një drekë në restorantin Grazia Deledda të Romës për të folur rreth investimeve në Shqipëri. Në vijim të takimit i telefonoi kryebashkaikut dhe i tha se është i shoqëruar nga Ceka me "të cilin është duke folur pikërisht për shqiptarët me shtetësi italiane të cilët votojnë për zgjedhjet evropiane: "po po, por janë shqiptarë që ndodhen në Itali prej 15 vjetësh dhe e kanë shtetësinë italiane, nisemi nga qend..." sa janë shqiptarët..." (Simone i drejtohet personit që ka pranë tij) 30 mijë janë, është fjala për ata që votojnë në Itali, tashmë...".

Sipas Simones komuniteti shqiptar mund "të sjellë 10 mijë vota: "10 mijë vota gjithsesi, prit se ta kaloj ambasadroin kështu që ftoje në Iskia, pastaj dëgjohemi...". Dhe me sa duket këto kontakte kanë pasur rezulzat të mirë duke ditur se kryebashkiaku, ka marrë plot 82 mijë vota. Por tani për këto vota duhet t'i japë llogari hetuesit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.