VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVËS TRIBUNAL NDËRKOMBËTAR EDHE PËR PESHKAQENËT E MËDHENJ TË KORRUPSIONIT
Hashim Thaçi, Kadri Veseli e plot të tjerë po hetohen për prejardhjen e pasurisë

E Mërkurë, 04.01.2015, 09:22am (GMT1)


Formimi i gjykatave ndërkombëtare me sa duket nuk do të ketë fund për Republikën e Kosovës. Duke e parë dështimin e sistemit të drejtësisë, joefikasitetin e UNMIK-ut dhe përtacinë e EULEX-it, për të trajtuar rastet e ndjeshme, krimet e rënda, aferat korruptive dhe skandalet që kanë njollosur Kosovën, bashkësia ndërkombëtarë ka hartuar një plan të ri veprimi, pjesë e të cilit është themelimi i një Tribunali të ri, ku do të gjykohen rastet më të mëdha korruptive në Kosovë. Burimet e gazetës thanë se zyrtarët e BE-së në bashkëpunim me mekanizmat vendorë, prej kohësh janë duke mbledhur fakte dhe duke hartuar raporte, për të konkluduar me krijimin e një gjykate, të ngjashme me Gjykatën Speciale, por që nuk do të merret me krimet e luftës. Afera të njohura të privatizimit, tenderëve shumëmilionësh, kontratave të paligjshme, kanë qenë në fokus të disa hetuesve të huaj,  me përvoja shumëvjeçare.

Burimet bëjnë të ditur se "peshqit" e mëdhenj apo siç preferon t'i quajë "peshkaqenët" do të bien më në fund në sitën e drejtësisë. Pjesë e stafit të Tribunalit në fjalë do të jenë emra të njohur të drejtësisë që kanë prangosur ish-kryeministra dhe zyrtarë të lartë shtetërorë në rajon apo më gjerë. Burimi ka parë disa emra që po hetohen dhe ndaj të cilëve nuk do të vonojë aktakuza. "Hashim Thaçi, Kadri Veseli, e plot të tjerë, emra të njohur, po hetohen për prejardhjen e pasurisë, marrje mitesh, shantazh, pastrim parash etj.", thekson burimi. Sipas tij, brenda këtij viti Tribunali për korrupsion do të jetë gati, ndërsa selinë do ta ketë në ishullin e njohur Aprilili.

(Kosova Sot)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.