VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRUKSEL - PRISHTINA DHE BEOGRADI, DIALLOG PËR DIALLOGUN

E Mërkurë, 04.01.2015, 11:53am (GMT1)



Në Bruksel po diskutohet zbatimi i marrëvëshjeve të arritura në mes të Prishtinës dhe Beogradit, me lehtësimin e Brukselit.

Lajmi është bërë i ditur nga minisria kosovare për dialog, e cila njofton se shefja e këtij dikasteri, Edita Tahiri po qëndorn në Bruksel për këtë arsye.

"Qëllimi i takimeve është që të përshpejtohet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në ketë dialog, konkretisht për çështjen e zbatimit të marrëveshjeve në fushat e telekomit, energjisë, lëvizjes së lirë, heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, arritjen e marrëveshjes për sigurimin e automjeteve etj. Në veçanti do të kërkohet shpejtimi i zgjidhjes së çështjes së kodit telefonik, pastaj zbatimin e marrëveshjes për telekomin në përgjithësi, ku kodi është njëri prej elementeve, si dhe do të ketë bisedime për të përshpejtuar proceset e zbatimit në energji, edhe aty kemi disa ngecje, pastaj në fushat tjera, siç është sigurimi i automjeteve", thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Komunikata më tej thotë se pala kosovare e ka "dhënë pëlqimin për marrëveshje, por pala serbe ende po e zvarrit konfirmimin e gatishmërisë për të pranuar marrëveshjen për këtë, por edhe fusha tjera ku ka nevojë të shpejtohet zbatimi i marrëveshjeve". rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.