VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TIRANË - GJATË DIKATURËS NË SHQIPËRI U ZHDUKËN RRETH 6 MIJË PERSONA

E Mërkurë, 04.01.2015, 03:05pm (GMT1)

   
Tiranë, 1 prill - Ministria e Mirëqenies Sociale zhvilloi sot një takim, që iu kushtua identifikimit të personave të zhdukur gjatë periudhës së diktaturës.

Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale Gentiana Sula, deklaroi se janë rreth 6 mijë persona të cilët rezultojnë të zhdukur nga periudha e diktaturës dhe se brenda muajit maj do të shpërndahet kësti i katërt dhe i pestë i ndihmave për familjet e këtyre personave.

Pranë institucionit të ish-të përndjekurve politikë janë hapur disa zyra për këta persona, në të cilat do të ketë një databazë të saktë me të gjithë personat e humbur në atë periudhë.

Një kontribut të veçantë në këtë nismë, do të japë edhe Komisioni për Personat e Zhdukur në Botë. Përfaqësuesi i këtij komisioni, Metju Holiday e vlerësoi ftesën e ministrit. Ai u shpreh se të gjithë familjarët e viktimave të periudhës së diktaturës kanë të drejtë të dinë të vërtetën, kanë të drejtën e drejtësisë, kanë të drejtën për dëmshpërblim qoftë edhe simbolik, duke theksuar se është shumë i rëndësishëm edhe kontributi i të gjithë familjarëve të viktimave.

"Ne nxisim qeveritë që të miratojnë ligjet dhe të zhvillojnë këtë proces. Kemi eksperiencë në ish-Jugosllavi. Në Ruada apo edhe në Afrikën e Jugut. Por siç e thashë familjarët e viktimave kanë rol të rëndësishëm",
tha Holiday.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.