VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARRITI NË PRISHTINË AMBASADORI I RI BRITANIK O'CONNELL

E Shtunë, 04.11.2015, 05:44pm (GMT1)



Më 10 prill në Kosovë arriti Ruairi O'Connell, para se ta fillojë detyrën e Ambasadorit të Britanisë në Republikën e Kosovës, ku e zëvendëson ambasadorin e deritashëm Ian Cameron Cliff, njoftoi Ambasada Britanike në Prishtinë.

Zoti O'Connell gjatë karrierës në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit prej vitit 2001, ka ndjekur një varg çështjesh, i fokusuar në çështjen e sigurisë evropiane dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

"Ai më parë kishte shërbyer në Kosovë, gjatë rrugës që ka çuar deri në pavarësi," thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

Për emërimin e tij për të shërbyer në Kosovë, zoti O'Connell tha se është "i nderuar dhe shumë i kënaqur të emërohet si Ambasador Britanik në Republikën e Kosovës" dhe shtoi se "gjatë historisë së vështirë aktuale, Britania dhe Kosova kanë zhvilluar marrëdhënie të fuqishme dhe të qëndrueshme".

Më tej ai theksoi se më gëzim pret të punojë përsëri me "miqtë e vjetër dhe të rinj nga të gjitha komunitetet e Kosovës, për të ndërtuar lidhje të fuqishme ndërmjet popujve tanë dhe për ta mbështetur Kosovën në rrugën e intgrimit evropian".

Ruairi O'Connell e fillon punën më 14 prill, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.