E Shtunë, 04.20.2024, 09:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BASHKIMI I KOSOVËS DHE SHQIPËRISË - NË ÇADRËN E BASHKIMIT EVROPIAN

E Shtunë, 04.11.2015, 06:15pm (GMT+1)



Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi ka deklaruar se askush nuk pengon Kosovën dhe Shqipërinë për një bashkim në çadrën e Bashkimit Evropian. Në një intervistë për Kosovapres, Ambasadori deklaron se jemi vende të një rajoni dhe kjo nuk na ndalon aspak që ne të bashkëpunojmë me Kosovën në fusha të ndryshme.

"Kjo është një formë e bashkimit, bashkimi ekonomik nuk na ndalon kurrkush për ta bërë. Se ne kur flasim për një bashkim ekonomik kemi parasysh parametrat evropiane. Ne nuk flasim për klandestinitet bashkëpunimi por ne bëjmë fare hapur. Ne do të bashkojmë doganat, ne do të bashkojmë tarifat të ndryshme akcizat dhe me radhë për t'u zhvilluar për të ecur përpara. Kjo është ajo kryesorja thelbi që thotë zoti Rama në deklaratat e tij, do të thotë nuk na pengon kush për një bashkim në çadrën e Bashkimit Evropian", ka thënë ai.

Ai nxjerr problemin në  intervistë që Kosovës duhet t'i jepen të drejtat që janë mohuar siç është ajo e lëvizjes së lirë, siç e kanë të gjitha vendet tjera. "Pastaj se a frikësohet Serbia, a gëzohet Serbia, a reagon Serbia pak problem ka, Serbia bënë politikën e vet, ne bëjmë politikën tonë, Serbia është e bindur në vetvete që nuk ka kthim prapa, Kosova është një shtet sovran i pavarur me njohje të gjerë ndërkombëtare... Jemi vende të një rajoni dhe kjo nuk na ndalon aspak që ne të bashkëpunojmë me Kosovën në fushën e tregtisë, në fushën e prodhimit, në fushën e arsimit, në fushën e gjuhës historisë tjerë me radhë", ka thënë Minxhozi.

Mixhozi po ashtu ka thënë se tani po shikohet mundësia për marrjen e fondeve të përbashkëta rajonale.

"Ne po këmbëngulim fort në ato tavolina, në ato tryeza ku është edhe Shqipëria të jetë edhe Kosova, në nismat rajonale e me radhë. Tani ka filluar procesi i Berlinit, të keni parasysh që nën drejtimin e kancelares Merkel po shikohet mundësia për marrjen e fondeve të përbashkëta rajonale ku edhe Kosova të jetë e njëjta përfituese si gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor", ka thënë Mixhozi.

Ai ka shtuar se Shqipëria po lobon për njohjen e Kosovës.

"Jemi një komb kemi një gjuhë, kemi të njëjta tradita, zakonet e tjera me radhë dhe është krejt natyrshëm që ky bashkëpunim të thellohet edhe në të ardhmen. Ju po e kuptoni tashti që zoti Rama po flet që Kosova duhet të njihet botërisht, ka thënë në Beograd që Kosova është e pavarur dhe pavarësinë e Kosovës, Shqipëria po e lobon me forcë, ashtu si shteti kosovar, që ta njohin të gjithë, jo një herë po në disa raste e përmenda edhe më parë kryeministri Rama, ministri Bushati kanë folur për këtë çështje në forume të ndryshëm që janë bërë", ka thënë Minxhozi.

Po ashtu, Minxhozi ka thënë se po bëjnë ç"˜është e mundur për të ndihmuar ose për të ndikuar në faktorizimin e Kosovës në të gjitha proceset që janë dhe jo për ndonjë gjë por që Kosova e meriton sepse duhet të ketë të drejtat e plota të patjetërsueshme si një shtet i lirë i pavarur dhe sovran.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PASHKËT ORTODOKSE KREMTOHEN NË MBARË VENDIN (04.11.2015)
ARRITI NË PRISHTINË AMBASADORI I RI BRITANIK O'CONNELL (04.11.2015)
SHTYHET GJYQI KUNDËR 9 SHQIPTARËVE TË AKUZUAR PËR TERRORIZËM (04.11.2015)
SHPËRTHIM AFËR QEVERISË MAQEDONE (04.11.2015)
BIZNESET ÇDO DITË PO PËRBALLEN ME KORRUPSION DHE RYSHFET (04.11.2015)
DËNOHET ME BURG KRYEBASHKIAKU I KAMZËS - HAPET ZYRTARISHT SEZONI I ZGJEDHJEVE LOKALE TË 21 QERSHORIT NË SHQIPËRI (04.11.2015)
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - DEKRIMINALIZIMI I POLITIKËS NË SHQIPËRI TË VAZHDOJË (04.10.2015)
Intervista, DITMIR BUSHATI - BESA I ËSHTË DHËNË FAKTORIT NDËRKOMBËTAR PËR MOSNDRYSHIM KUFIJSH (04.10.2015)
NJË PLAN 'B' I KOSOVËS PËR GJYKATËN SPECIALE DO TË ISHTE RREZIK FATAL (04.10.2015)
JAHJAGA - NËSE KOSOVA NUK DO TË KRIJOJË GJYKATËN SPECIALE, ATËHERË DO TË PËRBALLET ME PASOJAT (04.10.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]