VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EDHE SOT PROTESTA PËR NDËRTIMET PRANË LIQENIT ARTIFICIAL

E Shtunë, 04.11.2015, 09:59pm (GMT1)


Në Tiranë, vazhduan para kryeministrisë protestat kundër ndërtimeve në parkun e liqenit artificial. Veprimtarët pohuan se Tirana është i vetmi kryeqytet, që nuk mbron parkun e vetëm që ka, ndërsa institucionet nënshkruajnë leje me shkelje ligjore."‹"‹

Një grup të rinjsh të nismës Qytetarët për parkun protestuan sot para kryeministrisë, duke kërkuar të ndalohet ndërtimi i një seri pallatesh shumëkatëshe, që po vazhdojnë pranë liqenit artificial. Tirana ka vetëm një park kombëtar afër qytetarëve dhe ata po protestojnë prej dy muajsh, që ato pallate poshtë digës së liqenit të mos vazhdojnë dhe mjedisi aty të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Tirana është i vetmi kryeqytet, që ka vetëm një park dhe atë po e mbush me pallate. Kështu parku po shkatërrohet në mënyrë të paprapsueshme. Veprimtarët protestuan me parrulla të ndryshme në mbrojtje të digës së liqenit artificial dhe duke patur parasysh fushatën e zgjedhjeve vendore, që po afrojnë ato kanë dalë edhe me parrullën 0 Park, 0 Vota. Ata pohojnë se krahas parkut të liqenit, edhe ndotja në kryeqytet është mjaft e lartë.

Protestat e të rinjve shqiptarë, banorë dhe veprimtarë pro mjedisit po vazhdojnë prej dy muajsh, ndërsa institucionet shtetërore po mbajnë heshtje të plotë për këtë shkelje ligjore dhe premtim të pambajtur nga të gjitha palët. Socialistët dhe demokratët këmbyen vendet në bashkinë e Tiranës duke bërë fushatë kundër njëri tjetrit pikërisht me mbrojtjen e liqenit artificial.

Para 4 vjetësh demokratët hodhën poshtë projektin Tirana Rock, që u shfaq në fund të mandatit socialist me një grup kullash shumëkatëshe nën digën e liqenit. Ndërsa tani në fund të mandatit të saj, bashkia demokrate dha leje ndërtimi pikërisht në vendin, ku dikur akuzoi palën tjetër. za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.