VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

U SULMUA ME GRANATË STACIONI I POLICISË I ZUBIN POTOKUT

E Martë, 04.14.2015, 09:08am (GMT1)

    
Një granatë dore është hedhur mbrëmë rreth orës 23:00 në oborrin e stacionit të policisë në Zubin Potok, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të kp-së bëjnë të ditur se persona deri tani të panjohur kanë lënë edhe një porosi me shkrim në oborrin e këtij stacioni policor ku shkruan "Stop Polici e Kosovës dhe EULEX tradhtarë".

Mësohet po ashtu se nga ky shpërthim janë dëmtuar katër automjete të policisë.

Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut Besim Hoti, ka konfirmuar incidentin duke thënë se policia është duke zhvilluar hetimet në zbardhjen sa më të shpejtë të këtij sulmi.

Ai ka konfirmuar po ashtu edhe porosinë me shkrim që dyshohet ta kenë lënë autorët e këtij shpërthimi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.