E Shtunë, 04.20.2024, 10:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HRW - POLICIA SERBE KEQTRAJTON STREHIMKËRKUESIT DHE EMIGRUESIT
Human Right Watch tha se emigruesit dhe strehimkërkuesit e intervistuar prej kësaj organizate flasin për shkelje të të drejtave të tyre nga policia serbe
<

E Mërkurë, 04.15.2015, 09:49am (GMT+1)




Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, tha të mërkurën se strehimkërkuesit dhe migruesit në Serbi, përballen me keqtrajtime dhe shkelje të të drejtave të tyre nga policia serbe.

Organizata tha se ka intervistuar emigrues dhe strehimkërkues të cilët kanë folur për sulme të dhunshme, kërcënime, ofendime, trysni, mohim të mbrojtjes së posaçme për fëmijët e pashoqëruar dhe kthim prapa në Maqedoni.

Disa familje dhe fëmijë të pashoqëruar thanë se ata janë kthyer prapa kur kanë provuar të regjistrohen si strehimkërkues dhe kanë fjetur pastaj jashtë në të ftohtë.

"Autoritetet serbe duhet të mbrojnë strehimkërkuesit dhe imigrantët, përfshirë fëmijët që ikin nga lufta dhe përndjekjet, e të mos lejojnë policinë që t'i viktimizojë ata", tha Emina Çerimoviç, nga HRW. "Autoritetet duhet t'u japin fund keqtrajtimeve nga ana e policisë dhe të kërkojnë llogari nga përgjegjësit", tha ajo.

Ndërmjet nëntorit të vitit 2014 dhe janarit të vitit 2015, Human Rights Watch intervistoi 81 strehimkërkues dhe emigrues, përfshirë 18 fëmijë në pjesë të ndryshme të Serbisë dhe Maqedonisë.

Organizata gjeti se ata u janë nënshtruar shkeljeve në duart e policisë serbe, posaçërisht në Suboticë, një qytet në kufi me Hungarinë, por, poashtu edhe në Serbinë jugore e atë lindore dhe në Beograd.

Një pjesë e migruesve, kryesisht sirianë dhe afganë, thonë se policia serbe u ka marrë paratë, telefonat si dhe ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tyre. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
U PËRKUJTUA SOT MASAKRA MË E MADHE NË MITROVICË (04.14.2015)
MOGHERINI - S'KA PROVA PËR KORRUPSION BRENDA EULEX-it (04.14.2015)
ÇMIMI I RRYMËS, NJË ARSYE TJETËR E PËRPLASJEVE PUSHTET-OPOZITË (04.14.2015)
NË VERI - BOMBË DHE POROSI PËR POLICINË E PËR EULEX-in (04.14.2015)
ZËRI I AMERIKËS - KOSOVA DHE LUFTËRAT NË LINDJEN E MESME (04.14.2015)
QYTETARËT E KOSOVËS TË PARËT ME KËRKESAT PËR AZIL NË GJERMANI (04.14.2015)
U SULMUA ME GRANATË STACIONI I POLICISË I ZUBIN POTOKUT (04.14.2015)
TIRANA - OKB DIALOG ME TË RINJTË (04.13.2015)
PROJEKTREZOLUTA E PARLAMENTIT EVROPIAN - POLARIZIMI POLITIK RREZIKON INTEGRIMIN E SHQIPËRISË (04.13.2015)
BQK - KOSOVA VAZHDON TË ZHYTET NË BORXH TË JASHTËM (04.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]