VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVË - FRANCEZËT DO TË INVESTOJNË NË QENDRËN E SKIJIMIT

E Mërkurë, 04.15.2015, 09:54am (GMT1)


Në Kosovë ministrja e tregtisë dhe industrisë, Hykmete Bajrami, dhe përfaqësuesit e konsorciumit francez të kompanive "MDP Consulting Compagnie des Alpes", nënshkruan kontratën prej 410 milionë eurosh për projektin e zhvillimit të qendrës turistike të Brezovicës.

Brezovica është qendra më e madhe turistike në Kosovë që shtrihet në rajonin e Shtërpcës, një komunë e banuar me shumicë serbe, rreth 60 kilometra në jug të Prishtinës.

Ministrja Bajrami tha se ky projekt pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shtimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Invetsitorët francez janë zotuar se do të krijohen mbi 3 mijë vende pune, ndërsa investimet do të kryhen në disa faza. Në periudhën e parë 3 vjecare, priten 165 milion euro investime.

Në projekt parashihet zgjerimi apo krijimi i shtigjeve të klasit botëror për skijim, më të gjata se 100 km, që thuhet se do të jenë më të gjatat në Ballkan, të pajisura me rreth 20 teleferikë dhe pajisje tjera bashëkkohore me standarde të larta të sigurisë dhe të cilësisë më të mirë në rajon.

Kosova e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, është ndër vendet më të varfëra në Evropë me një shkallë papunësie ndërmjet 35 dhe 45 për qind.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.