E Enjte, 03.28.2024, 09:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GJYQET PËR SHPIFJE NË SHQIPËRI - ULEN NDJESHËM DËMSHPËRBLIMET

E Mërkurë, 04.15.2015, 10:03am (GMT+1)



Instituti për Studime Publike dhe ligjore si dhe Bashkimi Europian publikuan në Tiranë studimin mbi rolin e sisemit gjyqësor në mbrojtje të lirisë së shprehjes. Projekti studioi raportet që ekzistojnë midis lirisë së shprehjes në media dhe mbrojtjes së nderit dhe dinjitetit të personave nga sulmet mediatike.

Studimi zbuloi se deri në vitin 2012 legjislacioni shqiptar për shpifjen ishte i vjetëruar dhe jo miqësor me lirinë e shprehjes. Krahas ligjeve të dobëta, u zbulua po ashtu se intepretimi që gjyqtarët u bënin ligjeve mbi shpifjen nuk trajtonte si të barabartë lirinë e shprehjes përballë mbrojtjes së dinjitetit të individit, edhe atëherë kur nenet shpreheshin qartë për këtë.

Shqipëria kreu një reformë të thellë në mars 2012 në ligjet mbi shpifjet, duke ndryshuar shumë nene të Kodit Penal dhe atij Civil për fyerjen, shpifjen dhe dëmin jopasuror. Pas kësaj reforme, studiuesit vërejtën një ndryshim edhe në sjelljen e gjyqtarëve shqiptarë dhe në përfundimet e proceseve gjyqësore paralelisht me praktikat e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

"Krahasimet midis gjykatave shqiptare dhe asaj të Strasburgut, të përfshira në dy libra, dolën në përfundimin se në gjyqet për shpifje peshorja tashmë anon në favor të lirisë së shprehjes përkundër mbrojtjes së dinjitetit individual" - pohoi Gent Ibrahimi, drejtuesi Institutit për Studime Publike dhe Ligjore.

Studimet zbuluan që para se të shpallin fajtor ose jo një të akuzuar për shpifje, gjykatat tashmë janë më të kujdesshme të ndajnë nëse pohimi i kundërshtuar është fakt apo opinion. Pastaj bëhet kujdes më i madh se si këto çështje ndikojnë në interesin publik, çfarë statusi ka autori i pohimeve dhe viktima e shpifjes së kundërshtuar.

Po ashtu, studimi nxori se prej dy vjetësh gjyqtarët shqiptarë po u referohen përherë e më tepër praktikave gjyqësore aktuale të Gjykatës së Strasburgut. Megjithatë, ende ka vendime gjyqësore që bien ndesh dhe janë të kundërta me ato të Strasburgut, gjë që tregon njohjen e pamjaftueshme të standarteve europiane të gjykimit mbi të drejtat e njeriut.

Gjykatat shqiptare tashmë po bëjnë kujdes më të madh edhe për masën financiare të dëmshpërblimeve të kërkuara nga vitkimat e fyerjeve dhe shpifjeve. Para se të japin vendimin, gjyqtarët po vlerësojnë më mirë shkallën e dëmit të shkaktuar mbi reputacionin e viktimës, respketimin e etikës nga autori i pohimeve të kundërshtuara, apo nëse ka dalë ndonjë përfitim nga ato thënie. Ka edhe raste, kur kjo analizë është e përciptë, thonë studiuesit, por në përgjithësi gjykatat kanë ulur ndjeshëm masën e dëmshpërblimeve të kërkuara.

Vitet e fundit pati një rritje të proceseve gjyqësore për shpifje të personave të njohur në publik ndaj gazetarëve dhe ndaj njëri-tjetrit; politikanë dhe artistë kundër gazetarëve, si dhe politikanë e artistë ndaj kolegëve të tyre. Po ashtu shumat që ata si dëmshpërblim për njollosjen e imazhit dhe dinjitetit ishin tepër të larta krahasuar me pagat dhe nivelin e jetesës. Reforma e fundit ligjore, sipas studimit, solli standarte europiane edhe në këtë fushë. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - FRANCEZËT DO TË INVESTOJNË NË QENDRËN E SKIJIMIT (04.15.2015)
HRW - POLICIA SERBE KEQTRAJTON STREHIMKËRKUESIT DHE EMIGRUESITHuman Right Watch tha se emigruesit dhe strehimkërkuesit e intervistuar prej kësaj organizate flasin për shkelje të të drejtave të tyre nga policia serbe (04.15.2015)
U PËRKUJTUA SOT MASAKRA MË E MADHE NË MITROVICË (04.14.2015)
MOGHERINI - S'KA PROVA PËR KORRUPSION BRENDA EULEX-it (04.14.2015)
ÇMIMI I RRYMËS, NJË ARSYE TJETËR E PËRPLASJEVE PUSHTET-OPOZITË (04.14.2015)
NË VERI - BOMBË DHE POROSI PËR POLICINË E PËR EULEX-in (04.14.2015)
ZËRI I AMERIKËS - KOSOVA DHE LUFTËRAT NË LINDJEN E MESME (04.14.2015)
QYTETARËT E KOSOVËS TË PARËT ME KËRKESAT PËR AZIL NË GJERMANI (04.14.2015)
U SULMUA ME GRANATË STACIONI I POLICISË I ZUBIN POTOKUT (04.14.2015)
TIRANA - OKB DIALOG ME TË RINJTË (04.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]