VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJYKATA KUSHTETUESE LEJON NDRYSHIMET KUSHTETUESE PËR GJYKATËN SPECIALE

E Mërkurë, 04.15.2015, 12:12pm (GMT1)


Gjykata Kushtetuese e Kosovës


Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli vendimin sipas të cilit ndryshimet për ngritjen e Gjykatës Speciale janë në pajtim me frymën kushtetuese të vendit, sipas vendimit të publikuar në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese.

Parlamenti i Kosovës ka qenë në pritje të këtij vendimi nga 9 marsi për të mundësuar themelimin e një Gjykate Speciale jashtë Kosovës e cila do të merrej me trajtimin e pretendimeve që kanë dal nga Raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Llidershipi kosovar e ka arsyetuar themelimin e mundshëm të Gjykatës është një obligim kundrejt komunitetit ndërkombëtar. Në të kundërtën ata kanë paralajmëruar se dështimi në themelimin e kësaj gjykate, për këtë do të vendoste Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.