VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAKUP KRASNIQI - JA PSE NUK DUHET FRIKËSUAR NGA BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË

E Mërkurë, 04.15.2015, 01:51pm (GMT1)

   
Kur po i lexoj disa shkrime e opinione kundër Deklaratës se Edi Ramës, menjëherë po me shkon mendja në vitin 1998, kur i pata dhënë zë Betimit te ushtarit të UÇK-së se do të: "Luftojmë për bashkimin e trojeve të pushtuara të Shqipërisë". Atë botë edhe nga qarqe te caktuara shqiptare, pat një reagim te çuditshëm?!

Krahasuar me deklarimin e Edit, sot përpiqem edhe t'i kuptoj, se pozicioni i atëhershëm krahasuar me sot ishte krejt tjetër. E para, deklarimi ynë e kishte përmbajtjen dhe armën e realizimit - UÇK-në; e dyta frika ndoshta në një masë e kishte edhe arsyen?! Sot po përpiqem t'i kuptoj edhe ata që u frikësuan! Për rastin e tanishëm, frika jo vetëm e shqiptarëve, me duket më shumë se e arsyeshme.

A duhet pasur frikë sot dhe nga kush, kjo është çështja. Frikë duhet pasur nga qëndrimet e pohimet luftënxitëse që vijnë nga ata që i shkaktuan më shumë tri lufta. Luftëra që shkaktuan një gjenocid të tmerrshëm. Gjenocidin në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e Kosovë i shkaktoj politika agresive e Beogradit.

Pse nuk duhet frikësuar nga bashkimi i Kosovës me Shqipërinë?
Nuk është bashkim i dhunshëm.
Nuk formohet Shqipëria e madhe.
Ky bashkim nuk rrezikon asnjë vend.
Ky bashkim do të lironte mjete financiare për zhvillim. Ky popull nuk është kaq i pasur sa t'i mbajë dy aparate kaq të mëdha shtetërore.
Në Ballkanin e trazuar do të krijohej një partneritet në mes shtyllave kryesore të Ballkanit.
Partneriteti mes popujve të Ballkanit krijon: Siguri, stabilitet dhe zhvillim. A nuk po e synojmë të gjithë zhvillimin?

Por unë, ende nuk mund të besoj se Edi Rama e ka seriozisht. Për faktin se bashkimi nuk është çështje e dy a tre individëve, është çështje e një konsensusi kombëtar, për të cilin askush nuk është duke punuar. Ky fakt e bënë edhe më të pa arsyeshme frikën e BE-së dhe te të tjerëve nga "bashkimi" i Kosovës me Shqipërinë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.