E Premte, 03.29.2024, 10:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MUSTAFA E THAÇI DUAN TA TREMBIN OPOZITËN

E Mërkurë, 04.15.2015, 02:02pm (GMT+1)


Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, foto nga arkivi


Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar gjuhën politike në raport me opozitën në prag të protestës së paralajmëruar për datën 18 prill në Prishtinë.

Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i parë i tij, Hashim Thaçi kanë akuzuar liderët opozitar se po duan të krijojnë tensione në vend me qëllim të krijimit të rrethanave politike për të ardhur në pushtet.

Zgjidhja e problemeve në Kosovë arrihet përmes institucioneve dhe jo rrugëve, ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa duke iu referuar paralajmërimeve të tri partive opozitare për organizimin e protestave.

"Shprehi bindjen time, besoj edhe të Qeverisë së Kosovës se problemet aktuale duhet t'i zgjidhim brenda institucioneve të Republikës së Kosovës. Do t'i zgjidhim me vullnetin e qytetarëve dhe se ky vullnet është treguar në zgjedhjet e fundit dhe qytetarët e kanë pranuar votën e lirë si instrument kryesor demokratik", ka deklaruar Mustafa.

Një përgjigje opozitës i ka dërguar edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, lider i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se opozita po përpiqet që me dhunë të vij në pushtet, duke injoruar, sipas tij, votën e qytetarëve të Kosovës.

Protestat e 18 prillit, sipas Thaçit janë një mesazh i keq në prag të vendimit të institucioneve të Kosovës për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare rreth themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës.

"Të krijohet një situatë tensionuese në Kosovë, është përpjekje për të mos pasur sukses Kosova në këtë proces që kemi dhënë si garanci edhe Kuvendi i Kosovës, për partneritet me BE-në dhe SHBA-në. Duhet kuptuar të gjithë se pushteti fitohet me votë legjitime e popullore dhe jo me metoda të revolucioneve proletare", ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, liderët e opozitarë kanë kundërshtuar deklaratat e krerëve të qeverisë së Kosovës, duke u zotuar se protesta e 18 prillit do të jetë paqësore.

Ndërkaq, në lidhje me kërkesat kryesore, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mendon se partitë në pushtet kanë uzurpuar shtetin, duke numëruar shumë arsye për të cilat, sipas tij, duhet protestuar.

"Do të protestohet me dinjitet, në mënyrë paqësore, do të jetë masovike. Edhe vërtetë, që është tepruar është tepruar nga shkalla e kapjes së shtetit, nga keqpërdorimi dhe abuzimi me qytetarin, çmimi i rrymës që është shumë i shtrenjtë, pastaj me temat që i kemi cekur dhe që kanë ndikim direkt në jetën e qytetarëve", ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, përmes një postimi të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se protesta e së shtunës do të jetë paqësore.

Kurse kërkesat kryesore, sipas Ymerit do të jenë, të shfuqizohen vendimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për shtrenjtim të rrymës, pastaj që Kombinati Trepça të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë, që të shkarkohet ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, të dorëhiqet kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, të shkarkohet menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës si dhe të ndalet krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAKUP KRASNIQI - JA PSE NUK DUHET FRIKËSUAR NGA BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË (04.15.2015)
GJYKATA KUSHTETUESE LEJON NDRYSHIMET KUSHTETUESE PËR GJYKATËN SPECIALE (04.15.2015)
GJYQET PËR SHPIFJE NË SHQIPËRI - ULEN NDJESHËM DËMSHPËRBLIMET (04.15.2015)
KOSOVË - FRANCEZËT DO TË INVESTOJNË NË QENDRËN E SKIJIMIT (04.15.2015)
HRW - POLICIA SERBE KEQTRAJTON STREHIMKËRKUESIT DHE EMIGRUESITHuman Right Watch tha se emigruesit dhe strehimkërkuesit e intervistuar prej kësaj organizate flasin për shkelje të të drejtave të tyre nga policia serbe (04.15.2015)
U PËRKUJTUA SOT MASAKRA MË E MADHE NË MITROVICË (04.14.2015)
MOGHERINI - S'KA PROVA PËR KORRUPSION BRENDA EULEX-it (04.14.2015)
ÇMIMI I RRYMËS, NJË ARSYE TJETËR E PËRPLASJEVE PUSHTET-OPOZITË (04.14.2015)
NË VERI - BOMBË DHE POROSI PËR POLICINË E PËR EULEX-in (04.14.2015)
ZËRI I AMERIKËS - KOSOVA DHE LUFTËRAT NË LINDJEN E MESME (04.14.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]