VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AMBASADA AMERIKANE MIRËPRET VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE

E Mërkurë, 04.15.2015, 02:07pm (GMT1)



Ambasada amerikane në Prishtinë e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka hapur rrugë për ndryshimet e nevojshme kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale.

Gjykata në fjalë do të merrej me trajtimin e pretendimeve që kanë dal nga Raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

"Për Kosovën është me rëndësi që të merret me akuzat e bëra në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 ashtu që Kosova të shkojë përpara dhe të tregojë përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj sundimit të ligjit. Ne kuptojmë se për disa ky është një vendim i vështirë por kjo ka të bëjë me individët dhe jo me luftën e Kosovës për çlirim. SHBA-të mbesin në përkrahje të punës që Task Forca Hetuese Speciale ka bërë duke u marrë me këto akuza në mënyrë kredibile, dhe i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që të bëjë hapat e ardhshëm për të themeluar Gjykatën Speciale", thuhet në komunikatën e dërguar mediave të Ambasadës amerikane në Prishtinë. rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.