E Premte, 03.29.2024, 08:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
70 VJET NGA GJYQI I PARË SPECIAL I KOMUNIZMIT
Në javët e para të pushtetit komunistët dënun 65 intelektualë, 17 prej tyre me pushkatim


E Mërkurë, 04.15.2015, 06:25pm (GMT+1)



Shoqata e ish të përndjekurve politikë ë diktaturës komuniste dhe Instituti për studimin e krimeve të komunizmit përkujtuan sot 70 vjetorin e Gjyqit Special të vitit 1945. Në atë gjyq të diktaturë së re komunistët shqiptarë dënuan qysh në javët e para të pushtetit të tyre 65 intelektualë në emër të "bashkëpunimit të tyre me pushtuesit".

Gjykata Speciale joprofesionale dhe jolegjitime kishte për kryetar një hekurpunues. Me urdhër të Partisë Komuniste ai dënoi me pushkatim 17 persona dhe pjesën tjetër me burgime të gjata.

Ky gjyq ishte i pari në serinë e pandalur të gjyqeve ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist, që zgjati gati gjysmë shekulli. Ky përvjetor vjen ndërkohë që në qarqet politike të Tiranës u kthye sërish debati për dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe për dekriminalizimin e institucioneve.

"Unë mendoj se Shqipëria ende nuk është distancuar nga diktatura. Së pari duhet bërë de-komunistizimi dhe më pas de-kriminalizimi do të jetë më i lehtë" - tha Simon Miraka, drejtues i shoqatës së të përndjekurve politikë të regjimit komunist.

Ndërkohë, Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare po zhvillon një cikël ligjëratash me ekspertë nga shtetet e Europës Qendrore e Lindore ish-komuniste mbi mënyrën se si e kanë trajtuar ata marrëdhëniet me të kaluarën komuniste.

Studiues nga Çekia sollën përvojën e vendit të tyre, ndërsa Instituti i Studimeve Ndërkombëtare po sjell studiues edhe nga Polonia e Gjermania për të shpjeguar në Shqipëri disa shembuj para se të vendosë zgjidhjen e saj mbi dosjet e shërbimit sekret.

Drejtuesi i këtij Instituti Albert Rakipi, thotë se raportet e shtetit demokratik me të kaluarën nuk duhen ngushtuar vetëm në çështjen e dosjeve sekrete, por kjo është një temë e gjerë që prek gjithë shoqërinë.

"Kjo është një çështje që lidhet me dosjet dhe lustracionin, por është edhe çështje kulturore; se si do t'ua tregojmë brezave të ardhshëm krimet e diktaturës, çfarë do t'u themi atyre për të shkuarën, që të ketë vkerë për të ardhmen" - tha zoti Rakipi.

Edhe sot 70 vjet pas instalimit të diktaturës komuniste dhe afro 25 vjet nga rrëzimi i saj, Shqipëria ende ka një marrëdhënie të paqartë me atë regjim tejet të dhunshëm. Shoqëria dhe institucionet luhaten prej vitesh midis nostalgjive dhe etjes për drejtësi ndaj viktimave.

Parlamenti po diskuton dy variante të një ligji të ri për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, por në 20 vjet, pohojnë studiuesit, ai institucion së pari dhe partitë që e përbëjnë atë, nuk kanë patur vullnetin për ta zgjidhur këtë çështje. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DE BIASI - SHQIPËRIA I MERITON TRI PIKËT NDAJ SERBISË (04.15.2015)
PD - GRIDA DUMA KANDIDATE PËR BASHKINË E DURRËSIT (04.15.2015)
AMBASADA AMERIKANE MIRËPRET VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE (04.15.2015)
MUSTAFA E THAÇI DUAN TA TREMBIN OPOZITËN (04.15.2015)
JAKUP KRASNIQI - JA PSE NUK DUHET FRIKËSUAR NGA BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË (04.15.2015)
GJYKATA KUSHTETUESE LEJON NDRYSHIMET KUSHTETUESE PËR GJYKATËN SPECIALE (04.15.2015)
GJYQET PËR SHPIFJE NË SHQIPËRI - ULEN NDJESHËM DËMSHPËRBLIMET (04.15.2015)
KOSOVË - FRANCEZËT DO TË INVESTOJNË NË QENDRËN E SKIJIMIT (04.15.2015)
HRW - POLICIA SERBE KEQTRAJTON STREHIMKËRKUESIT DHE EMIGRUESITHuman Right Watch tha se emigruesit dhe strehimkërkuesit e intervistuar prej kësaj organizate flasin për shkelje të të drejtave të tyre nga policia serbe (04.15.2015)
U PËRKUJTUA SOT MASAKRA MË E MADHE NË MITROVICË (04.14.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]