NDËRTIMTARËT PO PROTESTOJNË NË PRISHTINË
E Enjte, 04.23.2015, 12:03pm (GMT+1)
Prishtinë
Një numër i ndërtimtarëve dhe prodhuesve të materialeve ndërtimore në Prishtinë kanë filluar një protestë, duke marshuar me makineritë motorike të tyre.
Ata kërkojnë shkarkimin e drejtorit të urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliut, si dhe të shefit të sektorit të ndërtimeve, Ergyn Hajredinaj.
Sipas organizatorëve të protestave, "këta dy zyrtarë konsiderohen si fajtorët kryesorë, që kanë penguar zhvillimin e bizneseve".
Shoqata e Ndërtimtarëve dhe e Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore kërkon respektimin e ligjit të ndërtimit, i cili është në fuqi, si dhe të respektohen të drejtat e këtyre bizneseve dhe të mos zvarriten me muaj e vite dhëniet e lejeve. rel
www.voal-online.ch
|