E Mërkurë, 04.24.2024, 09:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - FAMILJARËT KËRKOJNË QË NË LISTAT E DËSHMORËVE TË PËRFSHIHEN EDHE ATA PARA VITIT 1998

E Shtunë, 04.25.2015, 05:19pm (GMT+1)


Edhe pash 16 vjetësh të çlirimit të Kosovës, Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarr ndonjë vendim për dëshmorët e rënë para Luftës Çlirimtare të UÇK-së.

Kështu u tha sot në një takim të mbajtur nga anëtarët e Komisionit të Familjeve të Dëshmorëve.

Pjesëmarrës ishin familjarët e dëshmorëve, të cilët kërkuan që të ju njihet statusi i dëshmorëve të afërmve të tyre dhe të mos bëhen dallime mes dëshmorësh, pa marr parasysh kohën kur ata janë flijuar për këtë vend.

Anëtari i këtij komisioni dhe vëllai i dëshmorit Ismet Krasniqi, Bajram Krasniqi, tha se qëllimi i këtij takimi është që të bindin institucionet e vendit për përfshirjen në listat e dëshmorëve, edhe dëshmorët e rënë para luftës së UÇK-së.

"Qëllimi i takimit që ju kemi kërkuar për sot është që të kërkojmë përfshirjen e dëshmorëve të kombit, të cilët kanë ra para luftës çlirimtare të Kosovës, do të thotë prej vitit 90 e përpara, 80, 70 e vitet e 60ta... Ne jemi marr vesh t'i shtrojmë kërkesat në mënyrë institucionale, para organeve të cilat kanë dal nga vota e popullit. Mirëpo duke pasur parasysh që ata që janë zgjedhur nga vota e popullit, i kanë lënë anash këta dëshmorë, kanë bërë padrejtësi të madhe dhe me vetëdije apo pa vetëdije ata kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve, prandaj neve na ra barra në mënyrë vullnetare pa përtuar aspak por duke kërkuar edhe ndihmën, përkrahjen e institucioneve tjera që na përkrahin, në mënyrë që kërkesa jonë e vetme është që atyre të ju njihet statusi i dëshmorit të kombit, sepse kanë qenë pararënësit e kryengritjes të armatosur të UÇK-së", tha Krasniqi, raporton Kosovapress.

Edhe kryetari i këtij komisioni, Naim Zhitia, vëllai i dëshmorit Afrim Zhitia, tha se Parlamenti i Kosovës është duke e shkelur ligjin me përjashtimin e kësaj kategorie nga listat e dëshmorëve të kombit.

Ai tha se familjarët e dëshmorëve nuk do të lejojnë asnjëherë që organet e vendit të përqeshin gjakun e dëshmorëve.

"Pas këtij organizimi që është bërë, Parlamenti i Kosovës, Komisioni Parlamentar, ligjin të cilin e ka Qeveria, i cili është duke e përjashtuar këtë kategori, janë duke e shkelur këtë ligj. Andaj ne duhet ta ngrisim zërin akoma më shumë, duhet të bashkohemi akoma më shumë që këtë çështje ta zgjedhim njëherë e përgjithmonë", tha Zhitia.

Të pakënaqur me këtë gjendje u shprehën edhe familjarë të tjerë, në mesin e tyre edhe babai i dëshmorit Fadil Talla, Nazim Talla, i cili kërkoi që të mos ndalen gjerë në përfshirjen e të gjithë dëshmorëve në këto lista.

Përfaqësuesit e këtij komisioni thanë që në rast mos përfshirje të këtyre dëshmorëve në listat e dëshmorëve të kombit, ata do ndërmarrin aksione simbolike para Qeverisë së Kosovës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FUNDAMENTALIZMI FETAR - 'I KEQKUPTUAR' NË KOSOVË (04.25.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - DEPUTETËT KOSOVARË DHE SERBË DISKUTOJNË PËR NORMALIZIM MARRËDHËNIESH (04.25.2015)
NË TIRANË PROTESTA KUNDËR PAPUNËSISËZyrtarisht papunësia në Shqipëri është 20 për qind, por studime të pavarura tregojnë se papunësia e vërtetë është mbi 35 për qind (04.25.2015)
NISUR DREJT SIRISË - NË PRANGA NJË 18 VJEÇAR (04.23.2015)
KRYEPROKURORI I RI I KOSOVËS - NËN HETIME NGA EULEX (04.23.2015)
LISTA SERBE IU RIBASHKOHET PARTNERËVE TË KOALICIONIT (04.23.2015)
SOKOL BALLA KËRKON NDJESË PUBLIKE (04.23.2015)
NDËRTIMTARËT PO PROTESTOJNË NË PRISHTINË (04.23.2015)
NË KOSOVË 317 KILOGRAMË MBETURINA PËR KOKË BANORIBanka Botërore - Ndotja e ajrit dhe ujit në Kosovë po marrin përmasa alarmante (04.23.2015)
NË BULQIZË BIEN ZJARRE - DIGJEN DHJETËRA HEKTARË PYJE (04.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]