E Enjte, 03.28.2024, 03:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BELUL BEQAJ - LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS NDODHET NË UDHËKRYQIN MË TË RREZIKSHËM

E Djelë, 04.26.2015, 07:54am (GMT+1)

 
Politologu Belul Beqaj është treguar kritik ndaj lidershipit aktual të Lidhjes Demokratike (LDK), të cilin e ka bërë përgjegjës për statusin që aktualisht ka ky subjekt politik. Ai parasheh margjinalizimin përfundimtar të kësaj partie, nëse zgjedhjet nuk do të prodhojnë një strukturë të re.

Në një intervistë dhënë "Kohës Ditore", ky profesor universitar ka theksuar se përftimi është shndërruar në ideologji, e politikëbërja si profesioni më profitabil. Kësaj ia ka shtuar konstatimin se fati i rëndësisë së partisë është sjell në pikëpyetje.

Beqaj ka thënë për kreun e LDK-së, Isa Mustafa, se e ka zhveshur veten dhe partinë nga morali dhe se, mandati i dytë i Mustafës do të përbënte fundosje për LDK-në.

Ai ka analizuar atë çfarë sot përfaqëson LDK-ja dhe ka dhënë parashikime për procesin zgjedhor. Ka shtruar nevojën për ndryshime të brendshme dhe ka thënë se nuk duhet zhgënjyer reformuesit potencialë nëse këtë nuk e arrijnë në përpjekjen e parë serioze.

Ka rikujtuar se, qëllimet e mëdha nuk arrihen me një përpjekje.

Në këtë intervistë, Beqaj ka folur edhe për grupime në parti që do të mund të përfitonin më shumë nga zgjedhjet e brendshme dhe për strukturën partiake që pret ta prodhojë ky proces. Ka folur edhe për efektet e këtyre zgjedhjeve, qoftë për LDK-në, apo edhe përKosovën.

KD: Z. Beqaj, çka përfaqëson sot Lidhja Demokratike e Kosovës?

Beqaj:
Lidhja Demokratike e Kosovës sot është një parti që ka ruajtur rëndësinë e vet më shumë falë inercisë nga e kaluara sesa nga veprimet e lidershipit partiak. Mjerisht, karakteri i lidershipit partiak nuk ka qenë në lartësinë e duhur gjatë transicionit, ngase ka trashëguar një masë të madhe të paharmonizuar nga e kaluara, e cila ka mundur të funksionojë atëbotë për shkak se ka qenë peng i pavarësisë. Por pas pavarësisë kjo parti po shkon drejt margjinalizimit për shkak të mungesës së vizionit dhe sjelljeve jokonsekuente të lidershipit partiak. Akordimet e brendshme për të ruajtur rehatinë, në emër të gjoja ruajtjes së "njerëzve të Rugovës", ishin në kundërshtim me kërkesat e kohës dhe nevojën e anëtarësisë..
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR SHQIPTARËT KA DY RRUGË - OSE TA PRANOJNË GJENDJEN E TANISHME, OSE TË MARRIN FATIN NË DUART E TYRENga ELEZ BIBERAJ, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë, Zëri i Amerikës (04.26.2015)
KOSOVË - FAMILJARËT KËRKOJNË QË NË LISTAT E DËSHMORËVE TË PËRFSHIHEN EDHE ATA PARA VITIT 1998 (04.25.2015)
FUNDAMENTALIZMI FETAR - 'I KEQKUPTUAR' NË KOSOVË (04.25.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - DEPUTETËT KOSOVARË DHE SERBË DISKUTOJNË PËR NORMALIZIM MARRËDHËNIESH (04.25.2015)
NË TIRANË PROTESTA KUNDËR PAPUNËSISËZyrtarisht papunësia në Shqipëri është 20 për qind, por studime të pavarura tregojnë se papunësia e vërtetë është mbi 35 për qind (04.25.2015)
NISUR DREJT SIRISË - NË PRANGA NJË 18 VJEÇAR (04.23.2015)
KRYEPROKURORI I RI I KOSOVËS - NËN HETIME NGA EULEX (04.23.2015)
LISTA SERBE IU RIBASHKOHET PARTNERËVE TË KOALICIONIT (04.23.2015)
SOKOL BALLA KËRKON NDJESË PUBLIKE (04.23.2015)
NDËRTIMTARËT PO PROTESTOJNË NË PRISHTINË (04.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]