VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BELUL BEQAJ - LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS NDODHET NË UDHËKRYQIN MË TË RREZIKSHËM

E Djelë, 04.26.2015, 07:54am (GMT1)

 
Politologu Belul Beqaj është treguar kritik ndaj lidershipit aktual të Lidhjes Demokratike (LDK), të cilin e ka bërë përgjegjës për statusin që aktualisht ka ky subjekt politik. Ai parasheh margjinalizimin përfundimtar të kësaj partie, nëse zgjedhjet nuk do të prodhojnë një strukturë të re.

Në një intervistë dhënë "Kohës Ditore", ky profesor universitar ka theksuar se përftimi është shndërruar në ideologji, e politikëbërja si profesioni më profitabil. Kësaj ia ka shtuar konstatimin se fati i rëndësisë së partisë është sjell në pikëpyetje.

Beqaj ka thënë për kreun e LDK-së, Isa Mustafa, se e ka zhveshur veten dhe partinë nga morali dhe se, mandati i dytë i Mustafës do të përbënte fundosje për LDK-në.

Ai ka analizuar atë çfarë sot përfaqëson LDK-ja dhe ka dhënë parashikime për procesin zgjedhor. Ka shtruar nevojën për ndryshime të brendshme dhe ka thënë se nuk duhet zhgënjyer reformuesit potencialë nëse këtë nuk e arrijnë në përpjekjen e parë serioze.

Ka rikujtuar se, qëllimet e mëdha nuk arrihen me një përpjekje.

Në këtë intervistë, Beqaj ka folur edhe për grupime në parti që do të mund të përfitonin më shumë nga zgjedhjet e brendshme dhe për strukturën partiake që pret ta prodhojë ky proces. Ka folur edhe për efektet e këtyre zgjedhjeve, qoftë për LDK-në, apo edhe përKosovën.

KD: Z. Beqaj, çka përfaqëson sot Lidhja Demokratike e Kosovës?

Beqaj:
Lidhja Demokratike e Kosovës sot është një parti që ka ruajtur rëndësinë e vet më shumë falë inercisë nga e kaluara sesa nga veprimet e lidershipit partiak. Mjerisht, karakteri i lidershipit partiak nuk ka qenë në lartësinë e duhur gjatë transicionit, ngase ka trashëguar një masë të madhe të paharmonizuar nga e kaluara, e cila ka mundur të funksionojë atëbotë për shkak se ka qenë peng i pavarësisë. Por pas pavarësisë kjo parti po shkon drejt margjinalizimit për shkak të mungesës së vizionit dhe sjelljeve jokonsekuente të lidershipit partiak. Akordimet e brendshme për të ruajtur rehatinë, në emër të gjoja ruajtjes së "njerëzve të Rugovës", ishin në kundërshtim me kërkesat e kohës dhe nevojën e anëtarësisë..
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.