E Enjte, 04.25.2024, 11:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - QEVERIA SHPËRFILL KËRKESAT, OPOZITA PARALAJMËRON PROTESTË

E Shtunë, 05.02.2015, 04:58pm (GMT+1)

Dy partitë politike opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, paralajmërojnë se sërish do të organizojnë protesta, pasi Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë veprim në përgjigje të kërkesave të opozitës në protestën e fundit.

Partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën më 18 prill mbajtën një protestë me kërkesa kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kundër kontrollit shtetëror mbi transmetuesin publik, Radio-Televizionin e Kosovës, kundër uzurpimit të sistemit gjyqësor dhe kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar të shtunën se Qeveria e Kosovës, ka një program qeverisës që do të zbatohet dhe nuk do të merret me atë çka thotë opozita.

"Asnjë afat nuk na bën përshtypje, sepse programi nuk mund të afatizohet në dy javë apo tre javë. Asnjë veprim nuk do ta bëjmë në bazë të ultimatumeve. Do të punojmë në mënyrë stabile, ashtu siç jemi duke punuar dhe në mënyrë stabile do ta çojmë mandatin deri në fund", ka deklaruar Mustafa, deri sa i ka bërë një vizitës Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar "Prishtina 2015".

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se Qeveria e Kosovës, jo vetëm që nuk i ka adresuar kërkesat, por ka vazhduar me avazin e vjetër duke e forcuar, siç është shprehur ai, "kapjen e shtetit".

Ymeri, duke folur në një konferencë me gazetarë, ka theksuar se protesta mbetet e vetmja zgjidhje për përmbushjen e kërkesave të tyre.

"Në këtë drejtim, është e domosdoshme që të intensifikohen aksionet dhe veprimet politike, në mënyrë që ky shtet i Kosovës të çlirohet nga kapja dhe institucionet e Kosovës t'i kthehen interesit të qytetarëve. Natyrisht që qeveria e kapjes nuk mund të jetë edhe qeveri e republikës, ndërkohë që qytetarët e organizuar janë fondamenti i republikës", është shprehur Ymeri.

Edhe përfaqësues nga partia politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë thënë se afati dyjavor për Qeverinë e Kosovës, që të nisë implementimin e kërkesave të dala nga protesta e fundit, ka skaduar dhe se sipas tyre, deri tash nuk ka pasur asnjë ndryshim.

Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi, ka thënë në një konferencë me gazetarë se Qeveria, deri tash nuk ka nisur realizimin e kërkesave dhe kjo, sipas tij, tregon për mospërfilljen e kërkesave të të gjithë qytetarëve.

"Në ditët në vijim do të kemi qëndrimin tonë për protestat e ardhshme. Qeveria nuk po ofron tjetër alternativë, nuk po përgjigjet, madje po injoron dhe po shihet se nuk është e gatshme t'i bëjë veprimet e duhura, prandaj opozita do të bashkohet edhe më shumë dhe qytetarët sigurisht se do të përgjigjen edhe më shumë, sepse kjo është mospërgjigje ndaj qytetarëve të Kosovës", ka deklaruar Isufi.

Ai ka shtuar se "organizimi i protestave gjithë popullore ka mbetur si e vetmja mënyrë për të luftuar kapjen e shtetit, uzurpimin dhe zaptimin e shtetit dhe të ardhmes së njerëzve të këtij vendi".

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, patën bojkotuar vazhdimin e seancës plenare të 16 prillit për shkak se nuk u përfshi në rendin e ditës diskutimi për peticionin me mbi 30 mijë nënshkrime kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. rel

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TIRANË - KUVENDI MIRATOI LIGJIN MBI DOSJET E SIGURIMIT TË SHTETIT (05.01.2015)
SHBA - SEANCË DËGJIMORE MBI ZHVILLIMET NË BALLKANIN PERËNDIMOR (05.01.2015)
FREEDOM HOUSE - NË SHQIPËRI BIZNESET KONTROLLOJNË TREGUN E MEDIAS (04.30.2015)
BELUL BEQAJ - LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS NDODHET NË UDHËKRYQIN MË TË RREZIKSHËM (04.26.2015)
PËR SHQIPTARËT KA DY RRUGË - OSE TA PRANOJNË GJENDJEN E TANISHME, OSE TË MARRIN FATIN NË DUART E TYRENga ELEZ BIBERAJ, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë, Zëri i Amerikës (04.26.2015)
KOSOVË - FAMILJARËT KËRKOJNË QË NË LISTAT E DËSHMORËVE TË PËRFSHIHEN EDHE ATA PARA VITIT 1998 (04.25.2015)
FUNDAMENTALIZMI FETAR - 'I KEQKUPTUAR' NË KOSOVË (04.25.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - DEPUTETËT KOSOVARË DHE SERBË DISKUTOJNË PËR NORMALIZIM MARRËDHËNIESH (04.25.2015)
NË TIRANË PROTESTA KUNDËR PAPUNËSISËZyrtarisht papunësia në Shqipëri është 20 për qind, por studime të pavarura tregojnë se papunësia e vërtetë është mbi 35 për qind (04.25.2015)
NISUR DREJT SIRISË - NË PRANGA NJË 18 VJEÇAR (04.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]