E Premte, 03.29.2024, 12:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PUNËT NË AUTOSTRADË - SIPAS RITMEVE TË PARASHIKUARA

E Shtunë, 05.02.2015, 05:05pm (GMT+1)

Me ngritjen e temperaturave në Kosovë punimet në autostradën Prishtinë-Shkup, po zhvillohen me një dinamikë më të përshpejtuar.

Ela Ruçi, zëdhënëse në kompaninë "Bechtel- Enka", kompani kjo fituese për ndërtimin e kësaj rruge, thotë se punimet janë duke u zhvilluar sipas dinamikës së paraparë.

Ruçi, për Radion Evropa e Lirë, tregon se aktualisht është duke u punuar në nyjën lidhëse të dy autostradave, asaj " Ibrahim Rugova" që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe autostradën " Arbën Xhaferi", që lidh shtetin e Kosovës me atë të Maqedonisë. 

"Puna ka avancuar më së miri, sipas planeve në nyjën lidhëse të dy autostradave, duke shkuar në të dyja drejtimet - në drejtimin e Prishtinës dhe në drejtim të kufirit. Mendoj se jemi brenda planeve të parashikuara, brenda angazhimeve që kemi marrë", thotë Ruçi.

Realizimi i këtij projekti ka filluar vitin e kaluar dhe sipas planit, parashihet që punët në këtë autostradë të përfundojnë për tre vjet e gjysmë.

Ela Ruçi konsideron që, sipas dinamikës së punëve, projekti do të realizohet në afatin e paraparë, pasi, sipas saj, gjatë sezonit të verës do të rritet edhe numri i punëtorëve.

Aktualisht, në këtë projekt janë të punësuar mbi 1100 punëtorë.

"Koha tashmë na lejon që të shtojmë edhe fuqinë punëtore dhe kapacitetet tona, kështu që mendoj se jemi brenda angazhimeve që kemi marrë për t'iu përmbajtur angazhimeve tona. Aktualisht, në këtë projekt janë të përfshirë rreth 1100 punëtorë. Duke u avancuar projekti, do të avancohet edhe numri i punëtorëve", shpjegon ajo.

Edhe profesori në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, Selman Buçolli, shpreson se kompania fituese projektin do ta realizojë me kohë, pasi siç, thotë ai, kjo është dëshmuar edhe me autostradën "Ibrahim Rugova".

Megjithatë, ai thotë se projekti duhet të monitorohet nga autoritetet kontraktuese.

"Kjo kompani është e vetmja profesionale, në afate është shumë e mirë dhe punët i përfundon në mënyrë profesionale. Kështu që vlen të përcillet mbikëqyret nëse e kanë kontraktuar".

"Është mirë të monitorohet hap pas hapi për çdo gjë, hulumtimet e tokës, gërmimin e dheut, ngjeshjen e tyre, zhavorrin, sepse rruga gjithnjë bëhet prej dy shtesave, bazamenti që nuk duhet të dështojë. Pa përfunduar kjo, nuk duhet të vazhdohet me shtresën tjetër finale që janë edhe dy shtresa asfalti", thekson Buçolli.

Sidoqoftë, ai thotë se ndërtimi kësaj autostrade është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.

"Kosova obligimin e vet kryesor e ka përfunduar me autostradën 'Ibrahim Rugova' dhe me këtë 'Arbën Xhaferi', kështu që mund të jetë në qendër të vëmendjes së transportit në rajon, pasi mund të lidhet me të gjitha shtetet tjera" thekson ai.

Vlera e e autostradës Prishtinë - Hani i Elezit që lidh Kosovën e Maqedoninë, llogaritet të jetë rreth 600 milionë euro.  rel

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - QEVERIA SHPËRFILL KËRKESAT, OPOZITA PARALAJMËRON PROTESTË (05.02.2015)
TIRANË - KUVENDI MIRATOI LIGJIN MBI DOSJET E SIGURIMIT TË SHTETIT (05.01.2015)
SHBA - SEANCË DËGJIMORE MBI ZHVILLIMET NË BALLKANIN PERËNDIMOR (05.01.2015)
FREEDOM HOUSE - NË SHQIPËRI BIZNESET KONTROLLOJNË TREGUN E MEDIAS (04.30.2015)
BELUL BEQAJ - LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS NDODHET NË UDHËKRYQIN MË TË RREZIKSHËM (04.26.2015)
PËR SHQIPTARËT KA DY RRUGË - OSE TA PRANOJNË GJENDJEN E TANISHME, OSE TË MARRIN FATIN NË DUART E TYRENga ELEZ BIBERAJ, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë, Zëri i Amerikës (04.26.2015)
KOSOVË - FAMILJARËT KËRKOJNË QË NË LISTAT E DËSHMORËVE TË PËRFSHIHEN EDHE ATA PARA VITIT 1998 (04.25.2015)
FUNDAMENTALIZMI FETAR - 'I KEQKUPTUAR' NË KOSOVË (04.25.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - DEPUTETËT KOSOVARË DHE SERBË DISKUTOJNË PËR NORMALIZIM MARRËDHËNIESH (04.25.2015)
NË TIRANË PROTESTA KUNDËR PAPUNËSISËZyrtarisht papunësia në Shqipëri është 20 për qind, por studime të pavarura tregojnë se papunësia e vërtetë është mbi 35 për qind (04.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]