VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI ERDOGAN VIZITON TIRANËN MË 13 MAJ

E Djelë, 05.03.2015, 07:34am (GMT1)


Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Tiranën më 13 maj.

Sipas mediave shqiptare, vizita zyrtare pritet të zhvillohet më 13 maj, ku pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama si dhe një tryezë me biznesin.

Presidenti turk Erdogan do të shoqërohet nga një grup biznesmenësh.

Në fillim të marrjes së mandatit, kryeministri Rama e shpalli Turqinë si partnere strategjike të Shqipërisë.

Në maj të vitit 2014 Presidenti Erdogan anuloi vizitën për shkak të një tragjedie në një miniere në Turqi, ku gjetën vdekjen 201 minatorë.

Kryeministri Rama dy ditë më parë në një forum biznesi në Stamboll ftoi investitorët turq të investojnë në Shqipëri, në 5 sektorë prioritarë, energjia, nafta, mineralet, turizmi dhe bujqësia, ku mundësitë për investime janë të mëdha.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.