E Martë, 09.22.2020, 06:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VETËM NË TRE MUAJT E PARË TË VITIT 2015 - NGA SHQIPËRIA KËRKUAN AZIL NË GJERMANI 6462 QYTETARË

E Djelë, 05.03.2015, 08:04am (GMT+1)



Rreth 99 për qind e kërkesave të emigrantëve që duan të fitojnë azilin në Gjermani do të refuzohen. Qëndrimi i prerë i politikanëve gjermanë ka paralajmëruar kështu vazhdimin e politikave shtrënguese në një moment kur numri i azilkërkuesve është rritur në mënyrë të ndjeshme. Në këtë listë azilkërkuesish një numër jo të vogël zënë dhe shqiptarët, nga Shqipëria dhe Kosova.

Kryeministri i Landit gjerman të Saksonisë së Poshtme, Stefan Weil duke folur për “Hannover Presse”, ka paralajmëruar se edhe për ta përgjigjja e Gjermanisë do të jetë e njëjtë, kthimi mbrapsht. Ndërkohë që i ka bërë apel politikës qendrore gjermane për të shkurtuar edhe më tej kohën e shqyrtimit të kërkesave për azil, e cila mund të zgjasë edhe më shumë se 1 vit. Kërkesat e Ëeil, por dhe të disa kryesuesve të landeve gjermane kanë bërë që kancelaria Angela Merkel të paralajmërojë për një takim të nivelit të lartë për të diskutuar mbi situatën e krijuar. Sipas mediave gjermane takimi i thirrur nga kancelaria është lënë për në 8 maj.

Refuzimi i kërkesave

Kërkesat e azilantëve nga Kosova refuzohen në masën 99 për qind të rasteve, është shprehur kryeministri i Landit gjerman të Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil për gazetën e Hanoverit “Hannover Presse”, transmeton albinfo. ch. Weil i ka bërë ndërkohë thirrje politikës qendrore gjermane që të përshpejtohen sa të jetë e mundur, procedurat e trajtimit të kërkesave për azil që vijnë nga emigrantët.

Ai ka kritikuar faktin që trajtimi i këtyre kërkesave zgjat më shumë se një vit, megjithëse vetë azilkërkuesit e kanë të qartë se ata nuk kanë të drejtë azili në Gjermani. Qëllimi duhet të jetë, sipas kryeministrit të Landit të Saksonisë së Poshtme, që maksimumi pas një tremujori të kemi një vendim të bazuar ligjërisht. Me procedime të tilla të përshpejtuara, pohoi Weil, mund të arrihet reduktimi i numrit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit. Kryeministri i Landit të Saksonisë kërkon shtimin e personelit për Zyrën Federale të Migracionit, dhe marrjen e shpenzimeve për trajtimin e kërkesave të azilit nga federata.

Ndërsa ministri bavarez i Financave, Markus Soder, ka thënë për “Der Spiegel” se numri në rritje i azilkërkuesve bën thirrje për një përpjekje kombëtare. Sipas tij, aktualisht qeveria qendrore jep 1 milion euro në vit për trajtimin e azilantëve, duke kërkuar dyfishim të kësaj shume. Këto shqetësime të ngritura nga politikanët gjermanë kanë bërë që të ketë një reagim konkret nga kancelaria Angela Merkel, e cila ka paralajmëruar për takim të nivelit të lartë më 8 maj. Në këtë takim temë debati priten të jenë shpenzimet e akomodimit dhe integrimit të refugjatëve, por dhe kërkesat e krerëve të landeve gjermane për të riparë afatet e shqyrtimit të kërkesave për azil të emigrantëve që mbërrijnë në Gjermani.

Në muajt e fundit është rritur në mënyrë masive numri i azilkërkuesve nga vendet e rajonit, sidomos nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia. 40 për qind e të gjithë azilkërkuesve në Gjermani aktualisht vijnë nga Ballkani. Për autoritetet ky fluks bllokon fonde dhe punonjësit e zyrave të azilit për të ndihmuar ata refugjatë, të cilëve u është njohur azili, të ardhur nga vendet e luftës dhe krizave.

Kërkesat për azil

Vetëm gjatë 3 muajve të parë të vitit 2015 kanë kërkuar azil në Gjermani plot 6462 shqiptarë. Shifrat janë bërë publike nga pala gjermane. Ndërkohë që rreth 5000 shtetasve shqiptarë iu është refuzuar e drejta e udhëtimit në zonën Shengen, nga Policia e Shtetit në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, që nga 1 janari deri në fund të prillit. Për të diskutuar fluksin e madh të shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani, ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri zhvilloi një takim në Berlin me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Thomas De Maiziere.

Gjatë këtij takimi Tahiri shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për ndalimin e azilkërkuesve të paligjshëm, duke prezantuar masat që ka marrë policia shqiptare në pikat kufitare, apo në hetimin e grupeve që mashtrojnë shqiptarë, duke u premtuar azil, si dhe kërkoi gjithashtu shkurtimin e procedurave të përpunimit të kërkesave nga pala gjermane. Ndërsa ministri Tomas de Maiziere ka deklaruar se nuk ka asnjë shans për të fituar azil politik në Gjermani. “Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur, apo që do të vijnë, do të rikthehen në vendin e tyre. Në Shqipëri ka një demokraci krenare dhe nuk ka arsye për përndjekje politike. Ne do të bëjmë shumë për ta zhdukur këtë shqetësim dhe do të kemi bashkëpunonim të madh, jo vetëm duke u fokusuar te arsyet e gabuara të kërkesave për azil”, -pohoi ai pak ditë më parë.

Rama nga Kukësi: PD, lot krokodili për të larguarit

Kryeministri Edi Rama përsërit nga Kukësi arsyet e largimit të shqiptarëve nga vendi. Sipas tij gjithë kjo situatë e krijuar ka qenë pasojë e një mashtrimi dhe e keqqeverisjes së mëparshme që ka lënë pasoja të mëdha. “U jam mirënjohës disa burrave që më folën për eksodin, për eksodin që derdhen lotët e krokodilit në parlament, në Tiranë, në kafene ku bëhet politika e lartë nga të gjithë ata që nuk e di nëse e kanë parë ndonjëherë Kukësin. Nëse ka njerëz që duhet të heshtin për ata njerëz që nga Kukësi largohen, janë ata që e zhytën Kukësin në këtë varfëri”, - tha Rama. Sipas tij, është e turpshme që të spekulohet me atë që ndodhi para pak javësh, pasi pas regjimit të lirë të vizave kanë ikur e kanë vazhduar të ikin. “Kërkesa për një jetë të mirë e ka çdo familje, kudo e sidomos në vende që janë në vështirësi. Ikja përmes regjimit të lëvizjes së lirë nuk ka filluar këto 18 muaj, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vende të Bashkimit Evropian. Ai fluks ishte një mashtrim, mbi bazën e një keqkuptimi të madh”, -deklaroi Rama.

Komentet e tij u bënë gjatë prezantimit të kandidatit të mazhorancës për bashkinë e Kukësit, Hasan Halili, i cili kaloi në vitin 2013, nga Partia Demokratike te Lëvizja Socialiste për Integrim. “Kemi qenë të dy në Lëvizjen Demokratike, ky e kuptoi më me vonesë, por më mirë vonë se kurrë. E kuptoi se zemra rreh majtas”, - deklaroi Rama. E ndërsa kryeministri ka vijuar batutat me qytetarët e Kukësit edhe gjatë shpërndarjes së lejeve të legalizimit. Ndërsa po i jepte lejen e legalizimit në dorë, një banori, ra telefoni i tij. “Po të merr dikush në tel, përgjigju se mos të merr gruaja, se po ja fike gruas të fiku. E di ti se për burra jemi burra ne por kur shkojmë në shpi pastaj, dihet se kush komandon”, - tha Rama. “Ne nga Kukësi s’i pyesim gratë shumë, nuk marrim leje”, - ishte përgjigjja e banorit, por për kryeministrin gruaja është ministre e brendshme.

“Ashtu thoni ju po kur i bëni gjërat pa leje pastaj, i duroni, e di unë se sa i duroni. Është ministrja e Brendshme gruaja, por jo si Flamuri”, - pohoi ai. Gjatë vizitës në Kukës kryeministri vizitoi edhe spitalin e këtij qyteti nga ku solli në vëmendje politikat e qeverisë, por dhe barrën e lënë nga qeveri “Berisha”. “Ne kemi bërë një punë kolosale për të ndalur hemorragjinë në çdo sektor, kemi bërë dhe përgatitjen tonë me projekte. Jam i vetëdijshëm që Kukësi është qarku më i varfër, por nuk u varfërua në këto 18 muaj, por në 20 e ca vite. Ato që po bëjmë sot duhet të ishin bërë vite me parë. Kanceri që kapi çdo sektor duhet të ishte operuar më parë. Unë besoj që ne jemi në gjendje që ta përshpejtojmë kthesën dhe të dalim me shpejtësi në rrugën e re që kemi projektuar. Duhet të durojmë sot dhimbjet e këtij operacioni që nesër të çohemi në këmbë e të vrapojmë”, - deklaroi Rama.

Shefi i qeverisë nuk la pa akuzuar dhe qeverinë e kaluar dhe ish kryeministri Sali Berisha, të cili e krahasoi me një bixhozxhi. Rama tha se kjo qeveri morri 720 milionë borxhe, barrë nga qeveria e kaluar. “Shtëpia jonë Shqipëria ishte një shtëpi e zhytur në borxhe, 720 milion borxhe. Babai i shtëpisë luante bixhoz. Një ditë të bukur kur baba iku e ne hapëm derën e shtëpisë gjetëm tek dera ata që kërkonin borxhin. Baba ndërkohë që kishte sjellë në shtëpi gërshëra dhe shirita i linte lekët në bixhoz”, deklaroi Rama.shekulli

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DYNDJA E AZILANTËVE NGA KOSOVA, SHQIPËRIA, SERBIA - MERKEL KËRKON TAKIM URGJENT (05.03.2015)
SOT PËRFUNDOJNË 'DITËT E AGIMIT 2015' (05.03.2015)
PRESIDENTI ERDOGAN VIZITON TIRANËN MË 13 MAJ (05.03.2015)
FOL, MOS U TUT - GAZETARËT E KOSOVËS SHËNOJNË DITËN BOTËRORE TË LIRISË SË SHTYPIT (05.03.2015)
PËR TRE MUAJ - 190 RASTE ME KANCER (05.02.2015)
PUNËT NË AUTOSTRADË - SIPAS RITMEVE TË PARASHIKUARA (05.02.2015)
KOSOVË - QEVERIA SHPËRFILL KËRKESAT, OPOZITA PARALAJMËRON PROTESTË (05.02.2015)
TIRANË - KUVENDI MIRATOI LIGJIN MBI DOSJET E SIGURIMIT TË SHTETIT (05.01.2015)
SHBA - SEANCË DËGJIMORE MBI ZHVILLIMET NË BALLKANIN PERËNDIMOR (05.01.2015)
FREEDOM HOUSE - NË SHQIPËRI BIZNESET KONTROLLOJNË TREGUN E MEDIAS (04.30.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]