E Enjte, 04.25.2024, 03:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRIA DREJT ZGJEDHJEVE TË 21 QERSHORIT

E Djelë, 05.03.2015, 08:24am (GMT+1)

Më 21 qershor, Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet vendore. Për herë të parë në këto zgjedhje do të aplikohet ndarja e re territoriale, në bazë të së cilës do të jenë vetëm 61 njësi vendore nga 373 që janë aktualisht.

Në këto zgjedhje përballen koalicioni i majtë i Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim - Aleanca për Shqipërinë Evropiane , koalicion i cili ka 39 parti në përbërje, dhe koalicioni i djathtë kryesuar nga Partia Demokratike -Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, që ka 15 parti.

Lëvizja Socialiste do të ketë 15 kandidatë të saj në zgjedhjet vendore, ndërsa aleatët e tjerë të PS-së, do të përfaqësohen nëpër këshillat bashkiakë.

Vëmendja është përqendruar te kryeqyteti i vendit, Tirana. Mazhoranca kandidon me Erjon Velinë, i cili dorëzon postin e ministrit të Mirëqenies Sociale, për të garuar për Tiranën.

Përballë tij është deputeti i Partisë Demokratike, Halim Kosova. Gjithashtu, në garë për Tiranën janë edhe disa kandidatura të pavarura, ku spikat Gjergj Bojaxhiu, ish-drejtues i KESH-it, një prej përfaqësuesve të së djathtës.

Ndonëse fushata zyrtarisht nis në 21 maj, tashmë kandidatët dhe partitë kanë nisur takimet në bazë dhe hartimin e strategjive e platformave elektorale.

Ndërkohë, vëmendja ndërkombëtare është te çështja e dekriminalizmit.

Ambasadoriamerikan Donald Lu, para disa ditësh përmendi disa raste, sipas tij, të identifikuara si me histori të mundshem kriminale.

"Kemi identifikuar disa emra personash me histori të mundshme kriminale. Jemi duke i diskutuar rastet e tyre me udhëheqësit politik. Nxisim gazetarët, organizatat joqeveritare dhe qytetarët e zakonshëm, të kërkojnë që politikanët e tyre të përmbushin standardet më të larta etike", deklaroi Lu.

Media dhe burime nga Partia Socialiste publikuan një listë me 7emra të kandidatëve të Partisë Demokratike, të cilët sipas socialistëve, kanë rekorde të mundshme kriminale.

Nën akuzën e Partisë Demokratike është një kandidat i Partisë Socialiste. Megjithatë, partitë kanë deklaruar se listat e tyre janë të pastra.

Zgjedhjet e 21 qershorit do të vëzhgohen nga ODIHR. Organizata që do të vëzhgojë procesin me 24 vëzhgues afatgjatë dhe 250 afatshkurtër në ditën e zgjedhjeve dhe raporton se janë shprehur disa shqetësime për mundësinë e presionit ndaj votuesve, abuzimeve me burimet shtetërore dhe për blerjen e votave.

Edhe për këto zgjedhje si ODHIR, si Parlamenti Evropian, konstatojnë se mbarëvajtja e procesit zgjedhor do të jetë në varësi të vullnetit politik të dy partive kryesore.  rel

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VETËM NË TRE MUAJT E PARË TË VITIT 2015 - NGA SHQIPËRIA KËRKUAN AZIL NË GJERMANI 6462 QYTETARË (05.03.2015)
DYNDJA E AZILANTËVE NGA KOSOVA, SHQIPËRIA, SERBIA - MERKEL KËRKON TAKIM URGJENT (05.03.2015)
SOT PËRFUNDOJNË 'DITËT E AGIMIT 2015' (05.03.2015)
PRESIDENTI ERDOGAN VIZITON TIRANËN MË 13 MAJ (05.03.2015)
FOL, MOS U TUT - GAZETARËT E KOSOVËS SHËNOJNË DITËN BOTËRORE TË LIRISË SË SHTYPIT (05.03.2015)
PËR TRE MUAJ - 190 RASTE ME KANCER (05.02.2015)
PUNËT NË AUTOSTRADË - SIPAS RITMEVE TË PARASHIKUARA (05.02.2015)
KOSOVË - QEVERIA SHPËRFILL KËRKESAT, OPOZITA PARALAJMËRON PROTESTË (05.02.2015)
TIRANË - KUVENDI MIRATOI LIGJIN MBI DOSJET E SIGURIMIT TË SHTETIT (05.01.2015)
SHBA - SEANCË DËGJIMORE MBI ZHVILLIMET NË BALLKANIN PERËNDIMOR (05.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]