GJAKOVË - I RIKTHEHET JETA NAMAZGJAHUT TË VJETËR Në vend të tregut, bëhet vendtakim i të rinjve
E Djelë, 05.03.2015, 10:16am (GMT+1)
Para dy e më shumë dekada, në Gjakovë, në vetë qendrën e qytetit,
ishte një vend ku, çdo të hënë, tuboheshin numër i madh i qytetarëve nga
të gjitha viset e komunës, por edhe nga komunat fqinje. Cili do që nuk e
ka të qartë se për çka bëhet fjalë, domosdo se do të pyetet - ku ishte
ky vend dhe pse njerëzit tuboheshin mu të hënave?! Gjakovarët mbase
tashmë e kanë kuptuar se fjala është për ish-Tregun e gjelbër, ku
tregtohej edhe bulmeti e që gjendet në breg të lumit Krena në afërsi të
qendrës ekskluzive të qytetit. Edhe "dita e hënë" e ka shpjegimin e
vetë, pasi, në Gjakovë, tash e më shumë se një shekull, dita e hënë
është ditë tregu...
WWW.VOAL-ONLINE.CH
|