VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHKUP - BIE ZJARR NË BANESË, VDES 9 VJEÇARJA LINA GOJANI

E Djelë, 05.03.2015, 10:49am (GMT1)

Vajza 9-vjeçare, Lina Gojani, humbi jetën si pasojë e shpërthimit të zjarrit në dhomën e saj, në një banesë në lagjen Çair të Shkupi. Mbeten ende të paqarta arsyet e rënies së zjarrit, pavarësisht se familjarë dhe policia po aludojnë për ndonjë defekt në rrjetin elektrik.

Pas rënies së zjarrit, prindërit kanë shpëtuar dy nga fëmijët, ndërkohë që vajza e madhe, Lina ka mbetur mes flakëve.

"Dhoma që po shihni mbrapa meje është dhoma ku minutat e fundit të jetës së saj i kishte kaluar Lina. Për momentin ekipet që po pastrojnë këtë dhomë po nxjerrin mbetjet nga zjarri ku shihen veshjet, fletoret por edhe shumë gjëra me të cilat deri mbrëmë, deri në momentet e saj të fundit, po luante Lina", thuhet në storjen e TV Alsat-M.

Dinamika e kësaj tragjedie mbetet e paqartë dhe siç shpjegojnë fqinjët dhe të afërmit, edhe shërbimi zjarrfikës ka mbërritur me 30 minuta vonesë.

"Nuk kemi mujtë me dal prej derës, kemi dal prej ballkonit se jemi në katin përdhes. E tmerrshme, e tmerrshme kur nuk mundesh prej banesës me dal. Kemi dal këtu, na kanë shashtrisë njerëzit prej naltë se tymi ka shku nalt dhe njerëzit nuk kanë mujt qysh me zbrit prej shkallëve se nuk ka pas as rrymë as kurrgjë edhe tu bërtit krejt na shpëtoni, na shpëtoni. Gjysë ore i është dasht zjarrfikësve me ardhë edhe kur erdhën nuk kishin as përgatitje, nuk kishin as shkallë me i zbrit njerëzit, thonin rrini atje, rrini ama ku me nejt prej tymit. Vajza ka qenë 9-vjeçare, qysh me than, ka qenë mjaft e rritur", u shpreh Nexhat Hasa, fqinj i viktimës.

"Na lajmëruan në mëngjes në telefon se ka ndodh një rast, djegie, se tezja ishte në Dibër te ne, nuk dishim sec ka me bë, ishte shok për të gjithë ne, vec na lajmëruan se vajza ka ndrru jetë. Tash si ka ndodhë ajo nuk e dimë edhe ne, kjo është më e keqja. Si do të ndjehesh, mbi të gjitha le të shkon banesa, po fëmija, fëmija 9 vjecarë është fëmijë. Fëmije më i madhi, dy të tjerët rastësisht kanë dal prej dhomës para se të ndodhë rasti paskan dal po kësmeti ka qenë atje", tha Mustafa Batku, I afërm i viktimës.

Nga shpërthimi i zjarrit, lëndime serioze kanë marrë edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve babai i viktimës. Siç njoftojnë nga spitali i qytetit, pavarësisht se gjendja e tyre është mirë, ata do të vazhdojnë të mbeten në spital edhe për pak kohë.

"Mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta, në rrugën "˜Emin Duraku' nga shkaqe të panjohura deri tani, ka shpërthyer zjarr në një banesë, si pasojë e të cilit ka vdekur një vajzë 9 vjeçare. Lëndime nga zjarri kanë marrë gjithashtu edhe 4 persona të tjerë të cilët janë transferuar në spitalin e qytetit për kurim. Nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme është dal në vendin e ngjarjes, është marr materiali i cili do të dërgohet për ekspertizë dhe po punohet për zbardhjen e rastit", deklaroi Liza Bendevska nga MPB. /Alsat-M/

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.