E Enjte, 04.25.2024, 08:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
OSBE - NË KOSOVË VAZHDOJNË KËRCËNIMET KUNDËR GAZETARËVE

E Djelë, 05.03.2015, 10:59am (GMT+1)


Ambasadori Jean-Claude Schlumberger

Mediat e papenguara dhe profesionale janë çelës për zhvillimin demokratik të Kosovës, tha shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Mëtutje, në njoftimin e OSBE-së, theksohet se ai ka kërkuar nga institucionet që të garantohet liria e të shprehurit dhe liria e mediave dhe që gazetarëve tu sigurohet ambient më i sigurt punues, për ta informuar publikun me kohë dhe objektivisht.

"Megjithë një lloj të progresit në shqyrtimin e rasteve ku përfshihen sulmet kundër gazetarëve, mediat vazhdojnë të jenë subjekt i presionit politik dhe ekonomik, derisa vazhdojnë kërcënimet dhe frikësimet kundër gazetarëve, që mëtutje e dobëson lirinë e shprehjes dhe mediat e lira në Kosovë", tha ambasadori Schlumberger, dhe ka shtuar se "për fat të keq, numri i sulmeve, i kërcënimeve dhe fushatës për njollosjen e gazetarëve mbetet i lartë, me 24 raste të tilla të raportuara vetëm në vitin 2014, e deri në 10 raste deri në prill të vitit2015".

"Fuqishëm i dënoj këto sulme dhe kërcënime kundër gazetarëve, dhe çfarëdo lloji të ndikimit në mediat e pavarura", tha ai, duke theksuar se "gazetarët duhet të kenë mundësi të punojnë lirisht dhe të sigurt pa ndërhyrje të paligjshme".

Mëtutje, shefi i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e ka lavdëruar Kuvendin e Kosovës për shqyrtimin e punës dhe të financave të Radio Televizionit të Kosovës.

Ai, po ashtu, e ka lavdëruar Komisionin e Pavarur për Media dhe Këshillin për Shtyp të Kosovës për punën e tyre. rel
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKUP - BIE ZJARR NË BANESË, VDES 9 VJEÇARJA LINA GOJANI (05.03.2015)
GJAKOVË - I RIKTHEHET JETA NAMAZGJAHUT TË VJETËRNë vend të tregut, bëhet vendtakim i të rinjve (05.03.2015)
HIDHNI NJË SY VILËS 600 000 EUROSH TË 'FUKARAIT' ERION VELIAJ (Tekst dhe fotogaleri) (05.03.2015)
SHQIPËRIA DREJT ZGJEDHJEVE TË 21 QERSHORIT (05.03.2015)
VETËM NË TRE MUAJT E PARË TË VITIT 2015 - NGA SHQIPËRIA KËRKUAN AZIL NË GJERMANI 6462 QYTETARË (05.03.2015)
DYNDJA E AZILANTËVE NGA KOSOVA, SHQIPËRIA, SERBIA - MERKEL KËRKON TAKIM URGJENT (05.03.2015)
SOT PËRFUNDOJNË 'DITËT E AGIMIT 2015' (05.03.2015)
PRESIDENTI ERDOGAN VIZITON TIRANËN MË 13 MAJ (05.03.2015)
FOL, MOS U TUT - GAZETARËT E KOSOVËS SHËNOJNË DITËN BOTËRORE TË LIRISË SË SHTYPIT (05.03.2015)
PËR TRE MUAJ - 190 RASTE ME KANCER (05.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]