VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DITA BOTËRORE E LIRISË SË SHTYPIT - SHQIPËRIA LARG LULËZIMIT TË LIRISË SË MEDIAVE E Djelë, 05.03.2015, 11:51am (GMT1) Që nga viti 1991, 3 Maji, përkujtohet si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë u shpall nga Kombet e Bashkuara, me propozim të UNESCO-s, frymëzuar nga procesi i demokratizimit të shoqërive në Afrikë dhe fundi i Luftës së Ftohtë. Çdo vit, UNESCO përcakton një temë qendrore për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e shtypit në mbarë botën. Tema qendrore e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit 2015 është: Le të Lulëzojë Gazetaria! Drejt një Raportimi më të Mirë, Barazie Gjinore! Si paraqitet situata në Shqipëri në raport me këtë temë? Ylli Rakipi, Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve, drejtues i programit "Të paekspozuarit" një nga më të ndjekurit aktualisht në Shqipëri, në TV "Ora News" thotë për DW: "Në Shqipëri shtypi, media nuk është drejt lulëzimit, pasi është pjesërisht e lirë. Nëse 10 vjet më parë, ishte politika që ushtronte presion të madh mbi shtypin, median sot janë pronarët që diktojnë politikën editoriale në favor të njërës apo tjetrës parti. Atë që para një dekade e realizonte politika, sot e realizojnë pronarët. Mungesa e lirisë ekonomike është faktori thelbësor, që i detyron pronarët të jenë partnerë të politikës. Për pasojë, një pjesë e rëndësishme e medias ekziston thjesht për trafik influencash me pushtetin dhe politikën. Ajo nuk mund ta informojë publikun në atë mënyrë që ai të jetë në gjendje ë marrë vendime që çojnë në zhvillimin e shoqërisë". Në vend të lulëzimit stanjacion
Ky cënim i lirisë së shtypit dhe deformim i misionit të medias përbën
edhe arsyen bazë pse në Shqipëri sot nuk bëhet fjalë për një lulëzim të
gazetarisë. Ben Andoni, zëvendëskryeredaktor i revistës së
përjavshme"Java" thotë për DW: Pushteti i pronarëve dhe kasta e pasuruar e gazetarëve
Ajo që po ndodh në Shqipëri është se pronarët e mediave po shnëdrrohen
nga dita në ditë në shkelësit kryesorë të lirisë së shtypit dhe minimit
të një gazetarie në shërbim të publikut dhe zhvillimit të shoqërisë.
"Pushteti i madh i pronarëve dhe përfitimet që ata marrin nga pushteti
janë kërcënimi kryesor ndaj lirisë së shtypit. Pa harruar një kastë
gazetarësh të pasuruar frikshëm, që u shërbejnë pronarëve apo grupime që
informojnë pa kompetencë për çdo problem" thotë për DW, Ben Andoni. Media, korrupsioni dhe ligji Por peisazhi mediatik në Shqipërisë nuk është uniform lidhur me kufizimin e lirisë dhe gazetarinë në shërbim të publikut."Ka segmente mediatike që punojnë, që zbulojnë afera korruptive, abuzime me pushtetin, padrejtësira, por e keqja është që pas publikimit të tyre nuk ndodh asgjë, kjo sepse jemi një vend ku ligji ekziston por nuk funksionon. Publikohet një aferë korruptive dhe pas tri ditësh çdo gjë harrohet. Po të ishim në Perëndim dikush do të përgjigjej: ose pushtetari i lartë i korruptuar, ose media, ose gazetari që ka bërë publikimin" thotë Ylli Rakipi. Për Ben Andonin pak afera korruptive zbulohen nga gazetarët.Për fat të keq ata që punojnë në mënyrë të pavarur janë të paktë. "Zbulimi i aferave korruptive nga media më shumë përdoret kundër palëve. Në shumicën e rasteve korrupsioni në Shqipëri ka përfshirje të shumëanshme, ndërsa paraqitja e tij në shumicën e rasteve ka vetëm një kah, pa përmendur sistemin. Ka pak gazetarë që punojnë në mënyrë të pavarur, ata janë nën sulm dhe të pasigurtë" thotë ai për DW. Gazeta në kiosk në Tiranë Mungojnë nismat në favor të lirisë së shtypit Në Raport -Progresin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë vihet në dukje se mbetet një sfidë madhe "ndërhyrja në media e interesave politike dhe ekonomike". A ka nisma që synojnë lirinë e medias dhe për pasojë luftën ndaj ndërhyrjeve të tilla? "Në Shqipëri nuk ka nisma reale që të favorizojnë lirinë e medias. Ka seminare, projekte të shumta, ku harxhohen jo pak para dhe fonde të BE dhe Perëndimit, ka organizma që janë bërë mjeshtra të këtij biznesi, " thotë Ylli Rakipi.
Ndërsa Ben Andoni mendon se të tilla nisma nuk mungojnë. Por ato bëhen
"nga të njëjtët subjekte, të njëjtët personazhe, që deri më tani nuk
kanë arritur asgjë, pasi nuk kanë integritet moral", thekson ai."OSBE
dhe Instituti i Medias kanë bërë disa nisma, por ato nuk ia kanë dalë
mbanë të ndryshojnë situatën, sepse mendoj që autoriteti i tyre nuk i
përgjigjet realitetit të sotëm në klimën mediatike shqiptare", vëren Ben
Andoni. WWW.VOAL-ONLINE.CH
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |