E Martë, 03.19.2024, 11:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - GAZETARË TË KËRCËNUAR DHE MEDIA TË MANIPULUARA NGA POLITIKA

E Djelë, 05.03.2015, 02:48pm (GMT+1)

Organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, thanë se si mediat, ashtu edhe gazetarët, përballen me probleme e sfida të mëdha.

Zekirja Shabani, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, tha se kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë, kanë tendenca të rritjes.

"Janë 24 raste vitin e kaluar, kur gazetarët pësuan gjatë kryerjes së detyrës, u kërcënuan dhe u sulmuan fizikisht. Vetëm këtë vit kemi 6 raste të dhunës ndaj gazetarëve".

"Kjo tregon se të bërit gazetari në Kosovë, nuk është aspak e lehtë dhe ne nuk jemi plotësisht të lirë në punën tonë. Kjo për shumë arsye. Duke filluar nga gjendja e rëndë financiare, me të cilën përballen mediat në vend, mungesa e funksionimit të rendit dhe ligjit, si dhe presionet e grupeve të interesit nga politika e biznesi", tha Shabani.

Ai shtoi se një numër i madh i gazetarëve punojnë në media pa kontrata pune dhe paguhen jo dinjitetshëm për punën që bëjnë.

Organizata "Freedom House", ka publikuar të mërkurën raportin e përvitshëm për lirinë e shtypit në botë, i cili mbulon 199 vende dhe territore.

Kosova ka shënuar përkeqësim në lirinë e mediave, krahasuar me një vit më parë.

Kosova, sivjet, zë vendin e 100-të, krahasuar me pozitën numër 98 që ka mbajtur vitin e kaluar.

Ndryshe, në konferencën e organizuar nga Instituti i Mediave të Kosovës, me temën "Liria e shprehjes në mediat e Kosovës", u tha se si pasojë e ndjeshmërisë së temave që i trajtojnë gazetarët, ata shpesh kërcënohen.

Publicisti Halil Matoshi, konsideron se kjo ditë Kosovën nuk e gjen në një gjendjen çfarë do të duhej të ishte.

"Sa i përket lirisë së shtypit, ne kemi probleme edhe si media edhe si profesionist. Nuk është e rrugës që gjithmonë të akuzohet vetëm pushteti përkatësisht Qeveria, sepse sot, në kushtet e globalizmit, në kushtet e reja, në të cilat po jetojmë, shumë më të dëmshëm për lirinë e shtypit janë oligarkët, ata që japin para dhe reklamuesit, ata që e blejnë hapësirën reklamuese në media, sesa vetë pushteti faktik", konstatoi Matoshi.

Kurse, Belul Beqaj, profesor në Universitetin e Prishtinës, i pranishëm në debatin e organizuar nga Instituti i Mediave të Kosovës, tha se mënyra se si po barten mesazhet nga mediat, bën të mendohet se mediat janë të ndikuara nga politika.

Ai tha, po ashtu, se politika mediale duhet të ketë synim lirinë dhe interesin publik dhe në veçanti sundimin e ligjit.

Mjerisht, theksoi Beqaj, mediat në përgjithësi kanë ikur nga fokusi i interesit të publikut.

"Mediat po përdoren si mjete të ballafaqimeve të klaneve dhe grupeve të interesit, që kanë si pasojë disiplinimin e heshtur, kontrollin, manipulimin me mjetet, duke krijuar portale dhe tabloide partiake, të cilat janë shndërruar në pararojë të pushtetit", vlerësoi  Beqaj

Beqaj shtoi se mediat në Kosovë, nuk mund të jenë të hapura dhe të pavarura kur partitë politike dhe politikanët janë të mbyllur.

"Kemi probleme me nxitjen e transparencës së pushtetit, avancimit të demokracisë dhe luftës së korrupsionit. Më shumë ka njohuri pushteti për të gjithë ne, për jetën tonë private, sesa që kemi ne njohuri për çështjet e interesit publik, për të cilat duhet të na japin përgjegjësi apo llogari. Kjo është situata që e kemi ne sot", potencoi Beqaj.

Në Kosovë thuhet se ekzistojnë shoqata, unione dhe asociacione për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, por në mungesë të funksionimit të duhur të tyre, sot nuk dihet se sa është numri i gazetarëve të përjashtuar padrejtësisht nga puna.rel

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITA BOTËRORE E LIRISË SË SHTYPIT - SHQIPËRIA LARG LULËZIMIT TË LIRISË SË MEDIAVE (05.03.2015)
VETËVENDOSJE - GAZETARËT E REDAKTORËT E GUXIMSHËM JANË ATA TË CILËT ENDE NA JAPIN SHPRESË (05.03.2015)
OSBE - NË KOSOVË VAZHDOJNË KËRCËNIMET KUNDËR GAZETARËVE (05.03.2015)
SHKUP - BIE ZJARR NË BANESË, VDES 9 VJEÇARJA LINA GOJANI (05.03.2015)
GJAKOVË - I RIKTHEHET JETA NAMAZGJAHUT TË VJETËRNë vend të tregut, bëhet vendtakim i të rinjve (05.03.2015)
HIDHNI NJË SY VILËS 600 000 EUROSH TË 'FUKARAIT' ERION VELIAJ (Tekst dhe fotogaleri) (05.03.2015)
SHQIPËRIA DREJT ZGJEDHJEVE TË 21 QERSHORIT (05.03.2015)
VETËM NË TRE MUAJT E PARË TË VITIT 2015 - NGA SHQIPËRIA KËRKUAN AZIL NË GJERMANI 6462 QYTETARË (05.03.2015)
DYNDJA E AZILANTËVE NGA KOSOVA, SHQIPËRIA, SERBIA - MERKEL KËRKON TAKIM URGJENT (05.03.2015)
SOT PËRFUNDOJNË 'DITËT E AGIMIT 2015' (05.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]