VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEMARKACIONI ME MALIN E ZI VAZHDON TË SJELLË SHQETËSIME NË KOSOVË

E Hënë, 05.04.2015, 07:06am (GMT1)

Te Bjeshkët e Nemuna rrëzë bjeshkës së Rusolis dhe Homshurit, qytetarë të shumtë janë të shqetësuar për tokat të cilat po vijnë në diskutim mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Banorët e kësaj ane thonë se nuk kanë tokë t'i falin askujt, derisa kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që urgjentisht të merren masa në këtë drejtim që të mos lejojnë autoritetet e Malit të Zi të bëjnë ndarje kufitare sipas dëshirës së tyre, ata thonë se ka 15 vjet që policia malazeze nuk i lejon të dalin për t'i punuar tokat e tyre.

"Gjithherë ka qenë e jona kemi marrë amanetin prej babës, babëgjyshit e katragjyshi që këto prona janë tonat, janë të Kosovës dhe nuk do t'i japim kurrë. Do t'ia përcjellim gjeneratave tjera që vijnë përndryshe do të ketë pasoja nëse nuk vendoset qysh themi dhe qysh ka qenë mund të ndërmarrim edhe masa më radikale po nuk kemi dëshirë po nëse nuk merren masa populli është i shqetsum dhe mund të dalë jashtë kontrolle situata", ka thënë Sadri Zekaj, anëtar i këshillit protestues të banorëve për çështjen kufitare, përcjell televizioni publik i Kosovës.

Ai kërkon nga institucionet lokale dhe qendrore që të merren më seriozisht me këtë çështje.

Javë më parë banorët e kësaj ane ia kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës, Komisionit Shtetëror për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që urgjentisht të merren masa në ketë drejtim që të mos lejojnë autoritetet e Malit të Zi të bëjnë ndarje kufitare sipas dëshirës së tyre, ngase shumë hektarë të zonës së Rugovës e Komunës së Istogut do të aneksohen në mënyrë paqësore nga Mali i Zi.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.