VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Cila është perfomanca e deritanishme e ministrave të Qeverisë ‘Mustafa’?
THAÇI MË I DËSHTUARI - ASNJË NJOHJE KOSOVËS QË KUR AI ËSHTË MINISTËR I JASHTËM

E Hënë, 05.04.2015, 07:13am (GMT1)



Puna e Qeverisë së Kosovës në këta 4 muaj të parë të këtij viti, nga analistët politikë vlerësohet me notën zero, për shumicën e resorëve ministrorë, me ndonjë përjashtim fare të vogël, që është një simbolikë e papërfillshme. Sipas analistëve, shihet dështim i plotë i Ministrisë së Punëve të Jashtme, që drejtohet nga Hashim Thaçi, ish-kryeministër i Kosovës në dy mandatet e kaluara, tani edhe në pozitë të zëvendësit të kryeministrit Mustafa. Kryediplomati kosovar shumicën e kohës po e shpenzon duke vrapuar gjithandej botës, nëpër vende të ndryshme, por as edhe një njohje e vetme nuk është shënuar që nga marrja e mandatit të ri në krye të diplomacisë kosovare. Misioni i kryediplomatit Kosovar më shumë i ngjanë një lloj ish-drejtori e kompanive apo të kombinateve të dikurshme "industriale", e që tani duket se duke e shfrytëzuar funksionin në politikë të jashtme po punon për interesa të oligarkëve të mëdhenj në krye të bizneseve, që kontrollon politika, për interesa të lidhura me kompanitë e afërta me pushtetin që për këto 8 vite e kanë kapur shtetin.
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.