VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISIS UA VË SYRIN TË MITURAVE TË KOSOVËS

E Hënë, 05.04.2015, 07:34am (GMT1)

Dy vajza nga fshati Terpezë (Viti) të moshës 14-vjeçare, kanë shpëtuar në momentin e fundit, pa rënë në duart e rrjetit të ekstremistëve të ISIS-it.Më 28 mars 2015, Qëndresa Zejnullahu dhe Altina Salihu, të dyja ende pa i mbushur 15 vjet, ishin nisur për t'iu bashkuar grupeve të ISIS-it në Siri. 

Pa dokumente me vete, ato kishin zgjedhur rrugën ilegale të kalimit të kufirit përmes Maqedonisë.

Dy vajzat e mitura, në momentet kur po tentonin të kalonin kufirin ilegalisht, janë zënë nga Policia e Kosovës.

Altina mbush 15 vjet, më 30 mvaj, kurse Qëndresa më 4 qershor, të dyja kanë lindur në vitin 2000, dhe vijojnë klasën e nëntë, në shkollën fillore v"Hysen Terpeza", në fshatin Terpezë (Viti).

Shoqe të fëmijërisë, pa dijeninë e familjeve dhe të askujt tjetër vendosin të marrin rrugën drejt Sirisë më 28 mars 2015. Kjo ngjarje kishte shokuar gjithë banorët e fshatit. Nuk u desh shumë kohë për t'u përhapur lajmi, fshati ka rreth 2200 banorë.
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.