VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARRESTOHEN EDHE DY VEPRIMTARË TË VETËVENDOSJES

E Hënë, 05.04.2015, 07:51am (GMT1)


Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë rreth orës 23:30 aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi e Etleva Malushaj.

Lajmin e ka bërë me dije Adonis Tahiri, aktivist në zyrën për media të Vetëvendosjes, përmes një postimi në Facebook.

Lexoni postimin e tij:

Rreth ores 11:30 ne mbremje, Policia e Kosoves ka ndaluar tre aktiviste te Levizjes VETEVENDOSJE! ne kufi, perderisa po ktheheshin nga Shqiperia, dy prej te cileve i ka arrestuar: Frasher Krasniqin dhe Etleva Malushajn. Pra, ata nuk u arrestuan duke dale nga Kosova (te njejten dite), por duke hyre ne Kosove. Sigurisht se kjo ka ndodh per shkak te pjesemarrjes se tyre neper aksione e protesta te mehershme.

Ditë më parë Policia e Kosovës arrestoi sekretarin organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, të cilin e kishte ndaluar në Aeroportin e Prishtinës, teksa po udhëtonte për në Zvicër.
Indeksonline së shpejti do ju informojë për arsyet e arrestimit të tyre.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.