E Martë, 03.19.2024, 08:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VETËVENDOSJE - TË NDALEN PËRNDJEKJET DHE ARRESTIMET E VEPRIMTARËVE TANË

E Hënë, 05.04.2015, 10:37am (GMT+1)


Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të veprimtarëve të saj. Në reagimin e saj, shpërndartë medieve thuhet se pushteti aktual, përmes policisë dhe sistemit gjyqësor, që i ka kapur, ka nisur fushatë kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të premten më 1 maj, në Aeroportin "Adem Jashari", arrestoi sekretarin organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, pa asnjë arsyetim; mbrëmë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë ka arrestuar aktivistët Frashër Krasniqi dhe Etlevë Malushaj.

Për më tepër, ditëve të fundit, shumë aktivistëve të tjerë i janë dërguar edhe ftesa nga gjykatat, për pjesëmarrjen e tyre në aksione politike dhe protesta të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Qeveria LDK-PDK-Srpska po kalon nëpër ditë të vështira, duke u përballur me greva e protesta të ndryshme, për shkak të gjendjes së mjerueshme në të cilën e kanë sjellë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e kësaj Republike. Thellimi i mjerimit social; koncesionet e vazhdueshme me Serbinë në dëm të interesit shtetëror të Kosovës; si dhe vendimet e tjera që pritet të merren nga kjo Qeveri, po e nxisin revoltën qytetare të cilën ky pushtet po tenton ta shtypë paraprakisht, përmes kësaj fushate të arrestimeve.

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se aksionet politike dhe protestat janë të drejta, legjitime dhe të domosdoshme karshi vendimeve të dëmshme të kësaj qeverie. Nuk është dhe nuk mund të jetë demokratik asnjë shtet e as pushtet që përndjek qytetarët e vet për shkak të pakënaqësisë që ata kanë dhe për shkak të shprehjes së kësaj pakënaqësie.

Qeveria e Kosovës e ka për obligim t'ua materializojë vullnetin e ta mbrojë interesin e qytetarëve të Republikës, e jo t'i arrestojë ata të cilët ngulin këmbë në këtë obligim të Qeverisë. Përndjekjet dhe arrestimet e tilla ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje duhet të ndalen menjëherë, thuhet në reagim.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARRESTOHEN EDHE DY VEPRIMTARË TË VETËVENDOSJES (05.04.2015)
ZHDUKJET E VDEKJET MISTERIOZE - MITROVICA, SKËNDERAJ E VUSHTRIA JANË RAJONET MË TË GODITURA (05.04.2015)
ISIS UA VË SYRIN TË MITURAVE TË KOSOVËS (05.04.2015)
Cila është perfomanca e deritanishme e ministrave të Qeverisë ‘Mustafa’?THAÇI MË I DËSHTUARI - ASNJË NJOHJE KOSOVËS QË KUR AI ËSHTË MINISTËR I JASHTËM (05.04.2015)
DEMARKACIONI ME MALIN E ZI VAZHDON TË SJELLË SHQETËSIME NË KOSOVË (05.04.2015)
10 MIJË ANKESA PËR MOSPËRFSHIRJE NË LISTAT E UÇK-së (05.04.2015)
LIQENI I SHKODRËS NË RREZIK NGA NDOTJET TOKSIKE (05.03.2015)
KOSOVË - GAZETARË TË KËRCËNUAR DHE MEDIA TË MANIPULUARA NGA POLITIKA (05.03.2015)
DITA BOTËRORE E LIRISË SË SHTYPIT - SHQIPËRIA LARG LULËZIMIT TË LIRISË SË MEDIAVE (05.03.2015)
VETËVENDOSJE - GAZETARËT E REDAKTORËT E GUXIMSHËM JANË ATA TË CILËT ENDE NA JAPIN SHPRESË (05.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]