E Shtunë, 04.20.2024, 05:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VUÇIQ NË QERSHOR NË SHBA - DO TË PËRBALLET ME RASTIN E VËLLEZËRVE BYTYÇI

E Hënë, 05.04.2015, 11:26am (GMT+1)

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq do të vizitojë në qershor Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pret që, në takimet zyrtare që do të ketë në Uashington, nikoqirët të hapin edhe temën e rastit Bytyqi tre vëllezërve shqiptarë, shtetas amerikanë, të vrarë në Serbi në vitin 1999, transmeton KosovaPress-i.

Vuçiq për gazetën beogradase "Blic" ka deklaruar se me nikoqirin e tij, nënkryetarin amerikan Joe Biden, do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale, për "zgjidhjen e problemit të Kosovës", por pret që të hapet edhe tema e vrasjes së tre vëllezërve - Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, më 1999 në Petrovo Sello, rast ky që në Serbi ende nuk ka epilog gjyqësor.

Sipas kryeministrit serb, vizita që do t'ua bëjë muajin e ardhshëm SHBA-ve është shumë e rëndësishme për Serbinë dhe pret që të rezultojë me "marrëdhënie edhe më të mira me Shtetet e Bashkuara".

"Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie sa më të mira me SHBA-të, politika e qeverisë sonë është kujdesi për të ardhmen e Serbisë dhe në dritën e kësaj shpresojmë se do të kemi marrëdhënie sa më të mira politike dhe ekonomike me SHBA-të", ka deklaruar Vuçiq për gazetën "Blic", e cila shkruan se vizita e kryeministrit serb Uashingtonit do të realizohet në qershor, e jo në shtator, siç qe paralajmëruar më parë.

"Analizën e së kaluarës ua lëmë të tjerëve, ndërsa puna jonë është që përmes plotësimit të obligimeve tona të tregojmë se jemi partner i besueshëm i SHBA-ve në këtë pjesë të Evropës", ka thënë Vuçiq, duke shfaqur shpresën se Serbia do të ketë përkrahjen e Uashingtonit në rrugën e saj evropiane.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISA MUSTAFA - KOSOVA KA MBETUR GETO NË EVROPË (05.04.2015)
VETËVENDOSJE - TË NDALEN PËRNDJEKJET DHE ARRESTIMET E VEPRIMTARËVE TANË (05.04.2015)
ARRESTOHEN EDHE DY VEPRIMTARË TË VETËVENDOSJES (05.04.2015)
ZHDUKJET E VDEKJET MISTERIOZE - MITROVICA, SKËNDERAJ E VUSHTRIA JANË RAJONET MË TË GODITURA (05.04.2015)
ISIS UA VË SYRIN TË MITURAVE TË KOSOVËS (05.04.2015)
Cila është perfomanca e deritanishme e ministrave të Qeverisë ‘Mustafa’?THAÇI MË I DËSHTUARI - ASNJË NJOHJE KOSOVËS QË KUR AI ËSHTË MINISTËR I JASHTËM (05.04.2015)
DEMARKACIONI ME MALIN E ZI VAZHDON TË SJELLË SHQETËSIME NË KOSOVË (05.04.2015)
10 MIJË ANKESA PËR MOSPËRFSHIRJE NË LISTAT E UÇK-së (05.04.2015)
LIQENI I SHKODRËS NË RREZIK NGA NDOTJET TOKSIKE (05.03.2015)
KOSOVË - GAZETARË TË KËRCËNUAR DHE MEDIA TË MANIPULUARA NGA POLITIKA (05.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]