E Shtunë, 04.20.2024, 02:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - GATISHMËRIA PËR TË EMIGRUAR MBETET E LARTË

E Hënë, 05.04.2015, 05:25pm (GMT+1)

Gatishmëria e një pjese të qytetarëve të Kosovës për të emigruar mbetet e lartë, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli se atyre nuk do t'u njihet e drejta e azilit. Ky është një konkludim që ka nxjerrë një hulumtim i prezantuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike i titulluar, "Profili i emigrantit kosovar: Cilët qytetarë janë më të prirë të migrojnë në vendet e BE-së".

Shumica e individëve të gatshëm për të migruar u takojnë grupmoshave të reja. Në rast se detyrohen që të migrojnë nga gjendja e rëndë socio-ekonomike, ata si fajtor kryesor e shohin Qeverinë e Kosovës.

Mitrovica del si rajoni më i gatshëm për migrim potencial, duke u pasuar nga Prishtina. Kurse, si profil, u tha se ata janë kryesisht individë me të ardhura familjare të ulëta dhe me shkollim mesatar.

Delfinë Elshani, analiste e Grupit për Studime Juridike e Politike, ka prezantuar një pasqyrë të këtij hulumtimi, ku si rezultat del se shumë qytetarë, migrimin e shohin si zgjidhje të problemeve socio-ekonomike.

Mbështetur në përfundimet e dala nga anketimi i një mijë personave, ajo ka prezantuar edhe rezultatet të bazuara në rajone, gjini dhe moshë.

"Janë disa faktorë që ndikojnë në gatishmërinë e qytetarëve për të migruar. Një ndër ta është rajoni i Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Ferizajt dhe Gjilanit qytetarët e të cilave kanë gatishmëri më të ulët për të migruar sesa ata të Prishtinës. Kurse, sa i përket Mitrovicës, individët nga zonat rurale të këtij rajoni kanë gatishmëri më të lartë për të migruar sesa ata të Prishtinës".

"Analiza tregon se meshkujt kanë gatishmëri më të lartë për migrim sesa femrat. Kurse, individët që u përkasin grupmoshave të reja nga 18 - 34 vjeç kanë gatishmëri më të lartë për të migruar sesa ata të moshave 35 - deri në 54 vjeç", ka thënë Elshani. 

Ndërkohë, Arbëresha Loxha, po ashtu analiste e këtij Grupi, ka thënë se anketa nxjerr si konkludim edhe arsyet që qytetarët e Kosovës do të migronin. Ato janë, humbja e shpresës se situata socio-ekonomike dhe politike do të përmirësohet, kërkimi i një jetë më të mirë dhe jeta e rëndë ekonomike në familje.

Nga individët e anketuar, 37.2 për qind janë shprehur se janë të gatshëm për të migruar, ka theksuar ajo.

Ndërkaq, arsyet që do t'i shtynin këta persona të mos migronin janë, gjetja e një vendi të punës dhe krijimi i një perspektive më të mirë në vend.

"Nga 88 për qind e qytetarëve të anketuar, Qeveria e Kosovës është cilësuar si institucioni më përgjegjës për imigrimin eventual të tyre. Ndërsa, në anën tjetër, gjetja e një vendi të punës me një pagë mesatare, punësimi i anëtarëve tjerë të familjes, liberalizimi i vizave dhe mundësitë për punësim sezonal në vendet e Bashkimit Evropian, janë disa arsye që do të ndikonin te qytetarët e Kosovës për të mos migruar", ka bërë të ditur Loxha.

Marrë parasysh që problemet socio-ekonomike paraqiten si arsye kryesore për migrim, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ndër tjera, i sugjeron Qeverisë së Kosovës që të ketë një qasje pro-aktive në negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për punësim sezonal të rinjve nga Kosova me vendet e Bashkimit Evropian, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australinë.

Problemet me migrimet e paligjshme u aktualizuan shumë në Kosovë gjatë dhjetorit të vitit 2014, si dhe janarit e shkurtit të vitit 2015. Gjatë këtyre tre muajve, besohet se Kosovën e kanë lëshuar mijëra qytetarë, të cilët ende vazhdojnë të ballafaqohen me sfidat e azil kërkimit nëpër vendet e BE-së.

Ndërkaq, një numër i vogël i tyre tashmë është rikthyer në Kosovë. rel

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VUÇIQ NË QERSHOR NË SHBA - DO TË PËRBALLET ME RASTIN E VËLLEZËRVE BYTYÇI (05.04.2015)
ISA MUSTAFA - KOSOVA KA MBETUR GETO NË EVROPË (05.04.2015)
VETËVENDOSJE - TË NDALEN PËRNDJEKJET DHE ARRESTIMET E VEPRIMTARËVE TANË (05.04.2015)
ARRESTOHEN EDHE DY VEPRIMTARË TË VETËVENDOSJES (05.04.2015)
ZHDUKJET E VDEKJET MISTERIOZE - MITROVICA, SKËNDERAJ E VUSHTRIA JANË RAJONET MË TË GODITURA (05.04.2015)
ISIS UA VË SYRIN TË MITURAVE TË KOSOVËS (05.04.2015)
Cila është perfomanca e deritanishme e ministrave të Qeverisë ‘Mustafa’?THAÇI MË I DËSHTUARI - ASNJË NJOHJE KOSOVËS QË KUR AI ËSHTË MINISTËR I JASHTËM (05.04.2015)
DEMARKACIONI ME MALIN E ZI VAZHDON TË SJELLË SHQETËSIME NË KOSOVË (05.04.2015)
10 MIJË ANKESA PËR MOSPËRFSHIRJE NË LISTAT E UÇK-së (05.04.2015)
LIQENI I SHKODRËS NË RREZIK NGA NDOTJET TOKSIKE (05.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]