E Premte, 03.29.2024, 07:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - KRIMI, KORRUPSIONI DHE EMIGRIMI JANË PENGESA PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

E Hënë, 05.04.2015, 05:54pm (GMT+1)

Përfaqësuesi i posaçëm i BE- Samuel Zbogar tha se Kosova duhet të luftojë krimin e korrupsionin dhe të sigurohet se nuk do të ketë krizë të re emigrimesh

Përfaqësues të lartë vendas e ndërkombëtarë thanë të hënën se deri në fillim të muajit qershor, Kosova synon të përmbushë kriteret e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, por ata tërhoqën vërejtjen se koha shumë e shkurtër kërkon vullnet politik.

Gjatë një debati në Këshillin Kombëtar për integrime evropiane, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, shfaqu shpresën që migrimi i paligjshëm i fundvitit të kaluar dhe fillimit të këtij viti, nuk do të ndikojë negativisht në proces.

"Por, mungesa e rezultateve në vendosjen e rendit dhe ligjit dhe krijimin e shtetit të së drejtës do të jetë faktori përcaktues për shpejtësinë me të cilën Kosova do t'iu hapë rrugë investimeve të huaja në vend aq të nevojshme për krijimin e vendeve të punës dhe të ecë drejt Bashkimit Evropian për ta realizuar vizionin tonë që na bashkon", tha presidentja Jahjaga.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa tha se përparimi i deritashëm është vlerësuar edhe nga ana e përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Evropian.

"Megjithatë, jemi po ashtu të vetëdijshëm për kriteret e mbetura dhe të pa adresuara për të cilat institucionet tona janë zotuar t'i përmbyllin deri më 15 maj. Jemi zotuar që institucionet tona ta dorëzojnë raportin final deri në fund të majit, ku do të pasqyrohet progresi në përmbylljen e kritereve të mbetura", tha kryeministri Mustafa.

Ministri i integrimeve Bekim Collaku tha se gjatë kësaj jave pritet miratimi i rregulloreve që kanë të bëjnë me programet e ri integrimit si dhe të vazhdohet me përmbushjen e kritereve tjera për këtë proces.

"Po ashtu duhet të përmbyllet procesi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe të lansohet sistemi i avancuar i gjendjes civile duke përfshirë edhe certifikatat e gjendjes civile me elemente të lartë të sigurisë. Pastaj duhet të miratohet strategjia kundër trafikimit me qenie njerëzore, funksionalizimi i qendrës së mbajtjes për të huajt, funksionalizimi i sistemit informativ për evidencë penale dhe çështje tjera", tha ai.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Samuel Zbogar, tha se vonesa e formimit të institucioneve dhe kriza e migrimit kanë ndikuar në tërë procesin.

"Kosova duhet të përkushtojë burime shtesë dhe të miratojë masa për të siguruar që njerëzit që kthehen të mos provojnë të ikin sërish në rastin e parë", tha zoti Zbogar.

"Ne kërkojmë po ashtu një seri masash që synojnë përmirësimin e sundimit të ligjit dhe përballjen e me krimin e organizuar dhe korrupsionin", tha zoti Zbogar, duke nënvizuar se Komisioni Evropian do të dërgojë një mision faktmbledhës para fillimit të verës më kusht që raporti i institucioneve të Kosovës të dorëzohet deri në fillim të muajit qershor. Pas vlerësimit të Komisionit, u mbetet Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian që të informojnë ministrat e brendshëm të vendeve të zonës Shengen të cilët do të japin fjalën e fundit për këtë çështje.

Kosova është vendi i vetëm në Evropën Juglindore, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Ajo mori udhërrëfyesin për këtë çështje në qershor të vitit 2012, por ende askush nuk e di edhe sa kohë duhet pritur për këtë proces, pavarësisht pohimeve që u përsëritën edhe të hënën se ajo është në hapin e fundit të saj.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - GATISHMËRIA PËR TË EMIGRUAR MBETET E LARTË (05.04.2015)
VUÇIQ NË QERSHOR NË SHBA - DO TË PËRBALLET ME RASTIN E VËLLEZËRVE BYTYÇI (05.04.2015)
ISA MUSTAFA - KOSOVA KA MBETUR GETO NË EVROPË (05.04.2015)
VETËVENDOSJE - TË NDALEN PËRNDJEKJET DHE ARRESTIMET E VEPRIMTARËVE TANË (05.04.2015)
ARRESTOHEN EDHE DY VEPRIMTARË TË VETËVENDOSJES (05.04.2015)
ZHDUKJET E VDEKJET MISTERIOZE - MITROVICA, SKËNDERAJ E VUSHTRIA JANË RAJONET MË TË GODITURA (05.04.2015)
ISIS UA VË SYRIN TË MITURAVE TË KOSOVËS (05.04.2015)
Cila është perfomanca e deritanishme e ministrave të Qeverisë ‘Mustafa’?THAÇI MË I DËSHTUARI - ASNJË NJOHJE KOSOVËS QË KUR AI ËSHTË MINISTËR I JASHTËM (05.04.2015)
DEMARKACIONI ME MALIN E ZI VAZHDON TË SJELLË SHQETËSIME NË KOSOVË (05.04.2015)
10 MIJË ANKESA PËR MOSPËRFSHIRJE NË LISTAT E UÇK-së (05.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]