E Djelë, 01.26.2020, 05:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRI - MBI 2500 FËMIJË NË SITUATË RRUGE

E Hënë, 05.04.2015, 08:59pm (GMT+1)

Institucionet shtetërore, në bashkëpunim me organizatat joqeveritare janë duke pakësuar dita ditës numrin e fëmijëve në situatë rruge dhe po i largojnë nga lypsaria apo shitjet në rrugë. Brenda pak muajsh vetëm në kryeqytet janë larguar nga rruga 93 fëmijë, ose afro një e treta e atyre që u identifikuan se jetojnë në situatë rruge.​​

Tirana ka 234 fëmijë të tillë në vështirësi. Agjencia e mbrojtjes së të drejtave të tyre regjistroi në shkolla 37 prej tyre dhe 21 të tjerë në kopshte e cerdhe dhe institucione të kujdesit shoqëror. Vëzhgimet tregojnë se fëmijët në situatë janë vitkima të dhunës dhe varfërisë në familje, ndaj policia ka arrestuar shumë prej prindërve që shtyjnë fëmijët të lypin. 

Në kryeqytet 35 familjarë janë regjistruar për punësim, 10 janë punësuar, ndërsë 25 prej tyre kanë refuzuar punën. Ata familjarë që janë larguar bashkë me fëmijët nga lypsaria, nuk kthehen më kryqëzime, sic thotë kjo zonjë, që tani ka gjetur një punë të rregullt dhe mban familjen. 

Tirana është zona më e madhe por jo e vetmja që ka fëmijë dhe familje në gjendje rruge. Punonjësit socialë punojnë me ta në të gjithë vendin për t'i bindur të regjistrojnë fëmijët gjendje civile, shkolla e kopshte, për ndihmë ekonomike, dhe mjekësore, referim si dhe nëpër punësim në zyrat e punës. 

Sipas studimit të fundit, në të gjithë Shqipërinë janë afro 2527 fëmijë në situatë rruge 2/3 janë 4-14 vjeç dhe 30 për qind janë 15-17 vjeç. Tre nga 4 midis tyre janë djem romë dhe egjiptianë, dhe 25 për qind shqiptarë.

Studimi zbuloi se pjesa dërrmuese të fëmijëve në situatë rruge janë të varfër, por nuk janë jetimë; 85 % e tyre i kanë të dy prindërit dhe jetojnë me ta, vetëm 7% kanë me njërin prind, dhe vetëm 2% ishin vetëm.

Fëmijët në situatë rruge janë shumica me origjinë nga Elbasani, Fieri, Berati, Shkodra. Zonat më të nxehta të lypsarisë së tyre janë Tirana, Durrësi, Fieri, Dibra, por një numër jo i vogël, mbi 100 fëmijë kanë shkuar në Kosovë.

Pjesa më e madhe janë në moshën e arsimit të detyrueshëm, por vetëm 40 për qind shkojnë në shkollë, pjesa tjetër nuk kanë qenë në shkollë asnjëherë. Ato pohuan në anketat e sociologëve që për të bërë këtë jetë të vështirë detyrohen nga prindërit, nga më të rriturit dhe për të siguruar mbijetesën. za

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AGK - GJENDJA E LIRISË SË SHPREHJES NË KOSOVË VLERËSOHET TË JETË ALARMANTE (05.04.2015)
KOSOVË - ËSHTË HAPUR RRUGA E DEBATIT PËR GJYKATËN SPECIALE (05.04.2015)
INCIDENTE NË BASHKËSINË ISLAME NË SHKUPDhjetra persona kanë hyrë me dhunë të hënën në Qendrën e Bashkësisë Islame (05.04.2015)
KOSOVË - KRIMI, KORRUPSIONI DHE EMIGRIMI JANË PENGESA PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE (05.04.2015)
KOSOVË - GATISHMËRIA PËR TË EMIGRUAR MBETET E LARTË (05.04.2015)
VUÇIQ NË QERSHOR NË SHBA - DO TË PËRBALLET ME RASTIN E VËLLEZËRVE BYTYÇI (05.04.2015)
ISA MUSTAFA - KOSOVA KA MBETUR GETO NË EVROPË (05.04.2015)
VETËVENDOSJE - TË NDALEN PËRNDJEKJET DHE ARRESTIMET E VEPRIMTARËVE TANË (05.04.2015)
ARRESTOHEN EDHE DY VEPRIMTARË TË VETËVENDOSJES (05.04.2015)
ZHDUKJET E VDEKJET MISTERIOZE - MITROVICA, SKËNDERAJ E VUSHTRIA JANË RAJONET MË TË GODITURA (05.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]