VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ministrja greke Dora Bakojanis sot në Tiranë
E Hënë, 02.09.2009, 08:11am (GMT1)

Voal-online - Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis, sot mbërrin për një vizitë zyrtare në Shqipëri, do të bisedojë për një sërë çështjesh dypalëshe me zyrtarët shqiptarë. Sipas një njoftimi të  Ministrisë së Jashtme greke, thuhet se "subjekti kryesor i bisedimeve të ministres do të jetë progresi i Shqipërisë në zbatimin e programeve të OSBE-së, që bëhen në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, siç janë reforma legjislative, regjistrimi i pronave dhe mbrojtja e të drejtës së pronës". Në marrëdhëniet dypalëshe Tiranë-Athinë, Bakojanis pritet të sjellë edhe premtimin e ratifikimit të shpejtë të Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Gjatë qëndrimit të saj disaorësh në Tiranë, ajo do të bisedojë fillimisht me homologun e saj shqiptar, Lulzim Basha dhe më pas me Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha. Sot po ashtu ishte parashikuar një protestë e komunitetit çam, e cila është anulluar. Vendimi është marrë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga organizatorët e këtij tubimi. Në një prononcim për shtypin e Tiranës, kreu i Shoqatës "Çamëria", Ardian Tana bëri të ditur se anulimi i protestës është bërë për interesat madhore të vendit.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.