E Mërkurë, 04.17.2024, 12:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KQZ - TË NDËRPRITET FUSHATA E PARAKOHSHME, FUSHATA HAPET ZYRTARISHT MË 22 MAJ

E Martë, 05.05.2015, 05:52pm (GMT+1)



Në Shqipëri Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deklaroi sot se partitë politike janë duke shkelur ligjin me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit përpara afatit të përcaktuar

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën thirrje partive politike të ndalojnë menjeherë fushatën zgjedhore pasi janë në shkelje të Kodit Zgjedhor. Më konkretisht më lejoni të citoj nenet e Kodit të cilat e rregullojnë mënyrën dhe kohën e zhvillimit të fushatës."‹Neni 77, përcakton se fushata zgjedhore fillon 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.Dhe siç KQZ e ka bërë të ditur, fushata zgjedhore fillon në datën 22 maj", deklaroi Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Lefteri Luzi

Ajo paralajmëroi edhe përdorimin e sanksioneve që në këtë rast parashikojnë një gjobë nga 100 deri 500 mijë lekë. Zonja Luzi kërkoi edhe nga mediat televizive që të respektojnë ligjin dhe të mos transmetojnë aktivitetet elektorale të partive apo kandidatëve.

Në qytetet kryesore, jo vetëm drejtuesit e partive politike, por edhe kandidatët e përzgjedhur prej tyre po zhvillojnë takime të shumta dhe të përditshme me qytetarë apo grupe interesi duke shpalosur dhe një pjesë të platformave apo programeve të tyre lidhur me cështje të ndryshme të qyteteve ku ata kandidojnë. Ndërkohë që emrat e kandidatëve dhe listat e këshilltarëve u dorëzuan në Komisionin Qëndror vetëm një ditë më parë. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VIHET GURTHEMELI I NDËRTESËS SË AMBASADËS AMERIKANE NË PRISHTINË (05.05.2015)
LIGJI I RI PËR TURIZMIN - SHQIPËRIA ME TRE AEROPORTE TË REJA (05.05.2015)
MERRET VESH DATA E DHËNIES SË VENDIMIT PËR NDESHJEN SERBI-SHQIPËRI (05.05.2015)
DIASPORA SHQIPTARE NË AMERIKË KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT (05.05.2015)
LULZIM BASHA I PUNËSUAR NË HOLANDË - FITON 26 MIJË EURO (05.05.2015)
TELEVIZIONI PUBLIK ZVICERAN - KORRUPSIONI PARALIZON EKONOMINË KOSOVARE (05.05.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - INCIDENTE NË BASHKËSINË ISLAME NË MAQEDONI (05.05.2015)
PROKURORIA E FIERIT KËRKON DËNIM PËR 8 ZYRTARË TË BASHKISË (05.05.2015)
SHQIPËRI - MBI 2500 FËMIJË NË SITUATË RRUGE (05.04.2015)
AGK - GJENDJA E LIRISË SË SHPREHJES NË KOSOVË VLERËSOHET TË JETË ALARMANTE (05.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]