VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KQZ - TË NDËRPRITET FUSHATA E PARAKOHSHME, FUSHATA HAPET ZYRTARISHT MË 22 MAJ

E Martë, 05.05.2015, 05:52pm (GMT1)



Në Shqipëri Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deklaroi sot se partitë politike janë duke shkelur ligjin me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit përpara afatit të përcaktuar

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën thirrje partive politike të ndalojnë menjeherë fushatën zgjedhore pasi janë në shkelje të Kodit Zgjedhor. Më konkretisht më lejoni të citoj nenet e Kodit të cilat e rregullojnë mënyrën dhe kohën e zhvillimit të fushatës.​Neni 77, përcakton se fushata zgjedhore fillon 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.Dhe siç KQZ e ka bërë të ditur, fushata zgjedhore fillon në datën 22 maj", deklaroi Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Lefteri Luzi

Ajo paralajmëroi edhe përdorimin e sanksioneve që në këtë rast parashikojnë një gjobë nga 100 deri 500 mijë lekë. Zonja Luzi kërkoi edhe nga mediat televizive që të respektojnë ligjin dhe të mos transmetojnë aktivitetet elektorale të partive apo kandidatëve.

Në qytetet kryesore, jo vetëm drejtuesit e partive politike, por edhe kandidatët e përzgjedhur prej tyre po zhvillojnë takime të shumta dhe të përditshme me qytetarë apo grupe interesi duke shpalosur dhe një pjesë të platformave apo programeve të tyre lidhur me cështje të ndryshme të qyteteve ku ata kandidojnë. Ndërkohë që emrat e kandidatëve dhe listat e këshilltarëve u dorëzuan në Komisionin Qëndror vetëm një ditë më parë. za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.