E Premte, 03.29.2024, 02:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KUKËS - SHTYP ME DHUNË PROTESTËN, PEZULLOHET SHEFI I KRIMEVE
Shefi i Krimeve Albion Xhitoni nxorri armën dhe kërcënoi protestuesit me fjalë fyese

E Martë, 05.05.2015, 05:57pm (GMT+1)



Në Shqipëri, shefi i Krimeve në drejtorinë e policisë së Kukësit Albion Xhitoni dhe një vartës i tij Shkëlzen Neza, u pezulluan sot nga detyra pas ndërhyrjeve të dhunshme gjatë protestës së djeshme të një grupi banorësh të zonës së Kukësit. Vendimi për pezullimin u njoftua nga vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Gjatë ditës së djeshme policia i doli fillimisht në mbrojtje Xhitonit i cili gjatë ndërhyrjes për të shpërndarë protestën nxorri nga brezi edhe armën e tij duke ua drejtuar protestuesve ndaj të cilëve përdori dhe një fjalor vulgar. Ndërsa më pas u pa tek qëllonte me grushta një të ndaluar në brendësi të makinës së policisë. Në deklaratën e djeshme të policisë thuhej se ai u detyrua të nxirrte pistoletën pasi disa nga protestuasit tentuan t'ja merrnin. Por disa pamje filmike të protestës të cilat u transmetuan në mbrëmje, dëshmonin tërësisht të kundërtën.

"Pjesmarrja me armë në një tubim është e paligjshme, ashtu sic është tërësisht e papranueshme sjellja e punonjësve të policisë të cilët e tejkalojnë ligjin për t'i bërë ballë paligjshmërisë së cilitdo", shkruan zoti Tahiri.

Pamjet e ndërhyrjes së policisë shkaktuan reagime të shumta. Avokati i Popullit Igli Totozani në një deklaratë për ngjarjen u shpreh se "punonjës të tillë nuk mund të kenë vend në Policinë e Shtetit".

Ndaj shefit të Krimeve Xhitoni dhe vartësit të tij Neza ka nisur dhe një hetim I brendshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KQZ - TË NDËRPRITET FUSHATA E PARAKOHSHME, FUSHATA HAPET ZYRTARISHT MË 22 MAJ (05.05.2015)
VIHET GURTHEMELI I NDËRTESËS SË AMBASADËS AMERIKANE NË PRISHTINË (05.05.2015)
LIGJI I RI PËR TURIZMIN - SHQIPËRIA ME TRE AEROPORTE TË REJA (05.05.2015)
MERRET VESH DATA E DHËNIES SË VENDIMIT PËR NDESHJEN SERBI-SHQIPËRI (05.05.2015)
DIASPORA SHQIPTARE NË AMERIKË KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT (05.05.2015)
LULZIM BASHA I PUNËSUAR NË HOLANDË - FITON 26 MIJË EURO (05.05.2015)
TELEVIZIONI PUBLIK ZVICERAN - KORRUPSIONI PARALIZON EKONOMINË KOSOVARE (05.05.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - INCIDENTE NË BASHKËSINË ISLAME NË MAQEDONI (05.05.2015)
PROKURORIA E FIERIT KËRKON DËNIM PËR 8 ZYRTARË TË BASHKISË (05.05.2015)
SHQIPËRI - MBI 2500 FËMIJË NË SITUATË RRUGE (05.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]