VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANTON QUNI - FATOS KLOSI ISHTE NJË SABOTUES LUFTE

E Mërkurë, 05.06.2015, 08:13am (GMT1)


Deputeti i LDK-së Anton Quni e ka quajtur sabotues të luftës ish shefin e SHIK-ut në Shqipëri Fatos Klosi. Kjo erdhi pas deklaratave të Klosit dhënë në emisionin "˜Komiteti' të Gazetës Express. Quni e ka ftuar Klosin në debat, për siç tha "˜sqarimin' e çështjeve të asaj kohe.

Anton Quni e ka quajtur ish-shefin e SHISH'it Fatos Klosi kometë që zgjatë pak sekonda e fiket. Tha se duke qenë në krye të shërbimit inteligjent shqiptar, Klosi ka mund t'i shërbente çështjes kombëtare gjë të cilën sipas Qunit, nuk e ka bërë. Tha se Klosi favorizoi vetëm njërin formacion, gjë e cila sipas tij duhet hetuar, nëse ishte në shërbim apo i bëri dëm vendit.

Quni thotë se është fat i madh që Klosi nuk kishte mund të shtrinte autoritetin e tij në të gjitha celulat dhe organizimin ushtarak.

Fatos Klosi ka bërë disa akuza të rënda në adresë të oficerëve të Bujar Bukoshit që rrinin në Tiranë.

Ish-shefi i shërbimit informative kombëtar ka thënë se i ka lutur disa herë ata që të shkojnë për të luftuar në Kosovë, por ata kanë hezituar.

Sipas tij, ata ishin të interesuar për paga të larta dhe për t'u reklamuar me armë nëpër lokalet e Tiranës.

Ndërkohë Quni tha se Ministria e Mbrojtjes e Republikës se Kosovës e kishte marrë përsipër përkujdesjen për familjet e ushtarakëve duke u ofruar një pagë simbolike. Tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka vepruar nën ombrellën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe se i nënshtrohej rregullave dhe përgjegjësive ushtarake.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.