E Martë, 04.16.2024, 10:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KUVENDI I KOSOVËS - AKUZA E FJALËS FYESE NDAJ QEVERISË

E Mërkurë, 05.06.2015, 02:50pm (GMT+1)



Një debat përplot polemika dhe akuza ka përcjellë punimet e seancës plenare në Kuvendin e Kosovës të mërkurën.

Debatet u ashpërsuan në momentin kur zëvendëskryeministri dhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Shala, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar deputetët se qeveria ka tërhequr disa projektligje nga rendi i ditës, përfshi Projektligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe Projektligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Tërheqja e këtyre projektligjeve ka irrituar tej mase deputetët opozitarë. Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, deputetja Albulena Haxhiu nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje tha se Qeveria ka tërhequr Projektligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit për shkak të interesave të zyrtarëve të lartë të cilët mbajnë disa funksione publike.

"Arsyeja kryesore e tërheqjes së këtij projektligji është e qartë, pasi që amandamenti gjashtë në këtë projektligj, i përpiluar nga Komisioni thotë: zyrtari i lartë nuk mund të ushtroj më shumë se një funksion në sektorin publik si dhe nuk mund të jetë anëtar në bordet e ndërmarrjeve publike dhe në agjencitë e pavarura", ka thënë deputetja Haxhiu.

Polemikat janë shtuar sidomos pas fjalimit të deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi e cila tha se tërheqja e Projektligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit ka të bëjë me krimin e organizuar mbi të cilin, sipas saj, po funksionon qeveria aktuale e Kosovës.

"Përpjekja për tërheqjen me çdo kusht projektligjin i cili parandalon konfliktin e interesit lidhet me krimin e organizuar përmes së cilit po funksiononi duke i mbikëqyrë, monitoruar, kapë të gjitha bordet e pavarura dhe duke i vendosur aty njerëzit e juaj të cilët kanë nga pesë vende pune", ka thënë Kadaj Bujupi.

Ndaj deputetes Donika Kadaj Bujupi ka reaguar zëvendëskryeministri Kujtim Shala duke i quajtur të pakuptimta akuzat e saj dhe subjektit politik që ajo përfaqëson.

"Zonja Bujupi është shenja më e mirë se si mashtruesit nuk lejohen në pushtet sepse nuk votohen. Dhe, e dyta, më duket paradoksale se si një përfaqësuese e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i drejtohet dikujt tjetër për krim të organizuar", është kundërpërgjigjur Shala.

Por, deputetja e AAK-së nuk është ndalur.

Ajo ka thënë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mbi 70 dosje në prokurori, kështu që, sipas saj, nga një qeveria që udhëhiqet nga këso njerëz, nuk mund të pritet ndonjë ndryshim pozitiv.

"Shefi yt (Kryeministri Isa Mustafa) i cili ka ardhur në pushtet me premtimin për 120 mijë vende pune, i ka nja 70 - 80 dosje në prokurori dhe në momentin kur ky shtet të çlirohet do t'i vijë rendi për t'u marrë vesh se kush është kush", ka theksuar Kadaj Bujupi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryeministrit Kujtim Shala, i cili ka apostrofuar me këtë rast komunën e Pejës, që njihej deri vonë si bastioni i AAK-së, por që në zgjedhjet e fundit qeveriset nga LDK-ja, si një qytet ku, sipas zëvendësministrit Shala, po luftohet krimi dhe zhvatja.

"Se çka është ç'kapja e shtetit shko e shiko në Pejë. Shihni se çka po ndodhë atje. Se çka është dalja nga zhvatja, nga shantazhet dhe nga krimi i organizuar shkoni dhe shikoni në Pejë", ka theksuar Shala.

Më pas, polemikat janë ashpërsuar, kur deputetja e AAK-së tha se Shala po gënjente duke mos treguar të vërtetën në foltoren e Kuvendit.

"Për një ministër që sillet si rrugaç, dua të them se ai po rren", është shprehur Donika Kadaj Bujupi.

Debatet polemizuese janë ndërprerë pas vërejtjes së shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri i cili kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që të mos e lejojë që foltorja e Kuvendit të përdoret për fyerje e etiketime.

Në vijim, deputetët nga radhët e opozitës kanë kritikuar qeverinë edhe në lidhje me tërheqjen nga rendi i ditës së Projektligjit për Trashëgiminë Kulturore.

Sipas tyre, qeveria nuk po thotë të vërtetën, pasi që ky projektligj është tërhequr me kërkesë të Beogradit dhe Listës Serbe.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar sërish zëvendëskryeministri Kujtim Shala duke thënë se tërheqja e këtij Projektligji ka të bëjë me disa harmonizime që duhet bërë me UNESCO-n.rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBI 131 MILIONË EURO PËRFITUAN KOMPANITË E SIGURIMEVE NË KOSOVË NGA DIASPORA (05.06.2015)
POLICIA BLLOKON BULEVARDIN ILINDEN - PROTESTUESIT ULEN NË RRUGË (05.06.2015)
EDHE DIASPORA SHQIPTARE NË NORVEGJI KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT (05.06.2015)
FATOS LUBONJA - ISLAMI ËSHTË FÉ E PAQES (05.06.2015)
HAPJA E DOSJEVE E TRONDIT KOSOVËN (05.06.2015)
ANTON QUNI - FATOS KLOSI ISHTE NJË SABOTUES LUFTE (05.06.2015)
QEVERIA SHPËRNDAU ME DHUNË PROTESTËN E OPOZITËS NË SHKUPMorën pjesë pjesëtarë të të gjitha komuniteteve, ndërsa veçohet për herë të parë valëvitja së bashku e flamurit shtetëror maqedonas dhe atij shqiptar (05.06.2015)
KËSHTU E MBROJTI DIOGUARDI KOSOVËN NË WASHINGTON PARA SERBIT VEJVODA (05.05.2015)
KUKËS - SHTYP ME DHUNË PROTESTËN, PEZULLOHET SHEFI I KRIMEVEShefi i Krimeve Albion Xhitoni nxorri armën dhe kërcënoi protestuesit me fjalë fyese (05.05.2015)
KQZ - TË NDËRPRITET FUSHATA E PARAKOHSHME, FUSHATA HAPET ZYRTARISHT MË 22 MAJ (05.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]