E Djelë, 12.08.2019, 05:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BANKA E SHQIPËRISË RISHIKON ME ULJE RRITJEN EKONOMIKE
Ngadalësim i aktivitetit ekonomik dhe në tremujorin e parë të vitit


E Mërkurë, 05.06.2015, 06:58pm (GMT+1)



Banka e Shqipërisë rishikon me ulje rritjen ekonomike të vendit gjatë 2015. Sot në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, ku u miratua dhe Raporti Tremujor i Politikës Monetare, Guvernatori Gent Sejko shpjegoi se “goditjet e ofertës në tremujorin e parë sollën një inflacion më të lartë se pritjet tona. Këto goditje e bënë të nevojshëm një rishikim të lehtë në kahun e poshtëm të rritjes së pritur ekonomike për vitin 2015”.

Guvernatori Sejko nuk shpjegoi se sa pritet të ulet rrija ekonomike krahasuar me parashikimin fillestar prej 3 përqind. Ai saktësoi se megjithatë, efekti i këtyre goditjeve “pritet të jetë kalimtar dhe vlerësimet tona për ecurinë afatmesme të inflacionit dhe të aktivitetit ekonomik nuk kanë ndryshuar. Rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim gradual gjatë viteve në vazhdim. Ekonomia shqiptare parashikohet t’i afrohet nivelit potencial gjatë vitit 2016, çka do të krijojë premisat e duhura për kthimin e inflacionit në objektiv brenda horizontit kohor të veprimit të politikës monetare”.

Rishikimi në ulje i rritjes ekonomike për 2015 vjen pas një ecurie më të dobët se pritshmëritë, të aktivitetit ekonomik edhe në tremujorin e parë të këtij viti. “Në bazë të informacionit të disponuar, Banka e Shqipërisë vlerëson se ritmet pozitive të rritjes kanë vijuar edhe në tremujorin e parë të vitit 2015. Rritja ekonomike e kësaj periudhe vlerësohet të ketë pësuar një ngadalësim të përkohshëm, si pasojë e dëmeve nga përmbytjet në sektorin bujqësor e blegtoral, por edhe si pasojë e reduktimit të prodhimit të naftës, në përgjigje të konjukturës së dobët të tregut botëror”, shpjegoi guvernatori Sejko.

Banka e Shqipërisë vlerëson se “forcimi i kërkesës agregate do të jetë motori kryesor i rritjes ekonomike në afat të shkurtër e të mesëm. Megjithatë, në afat të gjatë, Banka e Shqipërisë thekson nevojën e thellimit të reformave strukturore, si instrumenti më i rëndësishëm për të prodhuar rritje të qëndrueshme ekonomike. Reformat strukturore duhet të synojnë rritjen e produktivitetit të ekonomisë shqiptare dhe zgjerimin e tregjeve për produktet tona. Ndër të tjera, kjo do të realizohet nëpërmjet ndërtimit të një infrastrukture moderne zhvillimi, krijimit të një klime të favorshme biznesi dhe investimit të vazhdueshëm për përmirësimin e burimeve njerëzore”, u shpreh guvernatori.

Këshilli Mbikqyrës vendosi ndërkohë se ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin e 2 për qind, minimum i saj historik. “Nivelet aktuale të stimulit monetar janë të përshtatshme për përmbushjen e objektivit të inflacionit në afat të mesëm”, shpjegohet në vendimin e Këshillit Mbikqyrës të Bankës.

Po sot Këshilli emëroi anëtarën e vet Natasha Ahmetaj, në postin e zëvendës guvernatorit të dytë, pozicion i cili kishte disa vite që kishte mbetur vakant. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIGJVËNËSIT E NJU JORKUT NDEROJNË BESËN SHQIPTARE - I PRANISHËM PRESIDENTI NISHANI (05.06.2015)
SHËNIMI I VIJËS KUFITARE KOSOVË-MALI I ZI DREJT PËRFUNDIMIT (05.06.2015)
KUVENDI I KOSOVËS - AKUZA E FJALËS FYESE NDAJ QEVERISË (05.06.2015)
MBI 131 MILIONË EURO PËRFITUAN KOMPANITË E SIGURIMEVE NË KOSOVË NGA DIASPORA (05.06.2015)
POLICIA BLLOKON BULEVARDIN ILINDEN - PROTESTUESIT ULEN NË RRUGË (05.06.2015)
EDHE DIASPORA SHQIPTARE NË NORVEGJI KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT (05.06.2015)
FATOS LUBONJA - ISLAMI ËSHTË FÉ E PAQES (05.06.2015)
HAPJA E DOSJEVE E TRONDIT KOSOVËN (05.06.2015)
ANTON QUNI - FATOS KLOSI ISHTE NJË SABOTUES LUFTE (05.06.2015)
QEVERIA SHPËRNDAU ME DHUNË PROTESTËN E OPOZITËS NË SHKUPMorën pjesë pjesëtarë të të gjitha komuniteteve, ndërsa veçohet për herë të parë valëvitja së bashku e flamurit shtetëror maqedonas dhe atij shqiptar (05.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]