E Enjte, 04.25.2024, 11:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
JOSEPH DIOGUARDI - PA NJË ZGJIDHJE TË DREJTË NË MARRËDHËNIET ARMIQËSORE MES KOSOVËS E SERBISË, NUK DO TË KETË PAQE DHE STABILITET NË BALLKAN

E Mërkurë, 05.06.2015, 07:10pm (GMT+1)



Deklaratë e të Nderuarit Joseph H. DioGuardi President, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA)

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqesuesve
Nënkomiteti për Evropë, Euroazi, dhe Kërcënimet në Rritje
"Progresi dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor"
29 prill 2015


Politika e jashtme amerikane në Ballkan po dështon edhe një herë. Pa një zgjidhje të drejtë për marrëdhëniet armiqësore që janë ende të dukshme në mes të Serbisë dhe Kosovës gjashtëmbëdhjetë vite pasi sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë i dhanë fund luftës, nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në Ballkan. E ardhmja e integrimit të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian është në rrezik.

Kosova

Janë bërë dy vjet që kur Marrëveshja Prishtinë Beograd u nënshkrua nga Kryeminstri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb Ivica Dacic dhe ky komision mbajti një seancë dëgjimore në lidhje me këtë marrëveshje. Përfaqësuesja e Lartë e atëhershëme e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, e cila ndërmjetësoi marrëveshjen dhe e quajti atë historike, priste që zbatimi i marrëveshjes të ndodhte disa javë pas nënshkrimit të saj më 19 prill, 2013. Në vend se kjo të ndodhte, pak nga marrëveshja 15-pikëshe është zbatuar. Çka është më e rëndësishme, ndarja de facto e Kosovës veriore nga Serbia është çështje ende e pazgjidhur dhe Serbia ende nuk i ka shpërbërë strukturat e veta paralele atje.
Serbia ende është duke kërkuar të drejta që shkojnë përtej Planit të Ahtisaarit (zyrtarisht të njohur is "Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës ") në bazë të të cilit Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe pranoi mbikëqyrjen ndërkombëtare. Plani i Ahtisaarit, i cili përqëndrohet kryesisht në mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Kosovë, përfaqësoi koncesionin maksimal të shumicës prej 92 përqind shqiptare kosovare për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Ndërkohë, shumica shqiptare në jug të Serbisë - në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanovc nuk kanë asgjë sikurse të drejtat që i ka pakica serbe e Kosovës.
Për shkak të Planit të Ahtisaarit dhe për shkak të refuzimit të Serbisë për të njohur sovranitetin e Kosovës, Kosova është e pavarur vetëm në emër. Kosova ende nuk ka një ulëse në Kombet e Bashkuara apo në organe të tjera ndërkombëtare, e kjo gjithashtu nënkupton se ka pak investime të huaja. Kosova është gjithashtu i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor nga ku qytetarët nuk mund të udhëtojnë pa viza. Kjo ka çuar në papunësi masive, sidomos në mesin e të rinjve (niveli është 60 përqind ose më shumë ), shumë prej të cilëve janë me arsim të lartë, por ata janë të papunë dhe pa perspektivë për një të ardhme në Kosovë. Si rezultat i kësaj, disa mijëra janë larguar nga Kosova për në Evropën Perëndimore që nga dhjetori, shumica në mënyrë të paligjshme. Shumë komentues e kanë vënë në pah lehtësimin e kufizimeve kufitare nga Serbia në Hungari.
Por arsyeja e vërtetë për ikjen e kosovarëve është humbja e besimit tek Perëndimi,i cili, ashtu siç deklaroi Këshilltarja e LQSHA-së për Çështje të Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi në artikullin e saj të dhjetorit 2014 " Konfrontimi me rrënjët e tatëpjetës së Kosovës " (që unë po e dorëzoj për procesverbalin e kësaj seance të Kongresit), lehtësoi kthimin në pushtet të elitës politike e cila e "ka penguar lulëzimin dhe prosperimin e Kosovën gjatë dekadës së fundit." Kur bllokada gjashtëmujore pas zgjedhjeve të përgjithshme të Kosovës të 8 qershorit 2014 përfundoi për shkak të prishjes së koalicionit që kundërshtonte kthimin e Hashim Thaçit si kryeministër dhe Partisë së tij Demokratike të Kosovës (PDK), humbja e shpresës në Kosovë është bërë tronditëse.
Elita politike shqiptare në Kosovë është duke u bërë gjithnjë e më e pasur, ndërsa shumica e popullit shqiptar janë duke u bërë gjithnjë e më të varfër. Departamenti i Shtetit duhet të marrë përgjegjësi për përkrahjen e qeverisë së Thaçit, e cila është bërë një ndërmarrje haraçi. Humbja e shpresës në mesin e shqiptarëve, historikisht popullsia më pro-perëndimore, më pro-amerikane në Evropë, gjithashtu është e lidhur me pjesëmarrjen e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në disa nga shembujt më flagrante të korrupsionit që e ka kapur Kosovën . (Një punëtore e BE-së, shtetase gjermane,u dënua për vjedhjen e 4.3 milion eurove nga Kosova.) Tani është edhe koha që Administrata amerikane ta pranojnë rolin që ish-ambasadori i saj në Kosovë Christopher Dell ( 2009-2012 ) ka luajtur duke shtyrë përpara miratimin e marrëveshjes me Korporatën Bechtel për ndërtimin e një autostradë 1 miliardëshe nga Kosova në Shqipëri (kostoja e së cila u rrit në 2 miliard dollarë dhe që mund të ishte ndërtuar për shumë më pak para nga kontraktorët vendas) dhe pastaj duke marrë një pozite të lartë me Bechtel në Afrikë pasi la mandatin e tij në Kosovë. Ndërtimit dhe kostoja e saj e tepruar ndodhi kur Kosova ishte (dhe ende është) një vend që nuk është në gjendje për të krijuar vende pune dhe stabilitet politik. Kjo është krejtësisht e papranueshme dhe duhet të hetohet nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Maqedonia

Në Maqedoni, përkeqësimi i gjendjes politike dhe marrëdhënieve mes grupeve etnike - në të vetmin vend në Ballkanin Perëndimor ku asnjë etni e vetme nuk është shumicë është akute, por megjithatë si qeveria e SHBA-ve ashtu edhe Bashkimi Evropian janë duke dështuar për të adresuar krizën në rritje e sipër. Siç ka deklaruar Ervan Fuere, ish-Përfaqësuesi Special i BE-së në Maqedoni gjatë viteve 2005-2011, në artikullin e tij në Balkan Insight me 23 mars 2015, të titulluar "Gruevski duhet të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për procesin e tranzicionit," të cilën unë po e dorëzoj për procesverbalin e kësaj seance të Kongresit, "shkalla e korrupsionit të dyshuar dhe kërcënimeve të bëra nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe partisë së tij në pushtet VMRO-DPMNE ka dalë në shesh" me anë të zbulimeve tronditëse që janë vënë në dispozicion për publikun nga udhëheqësi i opozitës maqedonase Zoran Zaev në lidhje me operacionin e gjerë të përgjimit të bërë nga Gruevski. Në një tjetër artikull në prill 2015, Fuere arriti në përfundimin se sot Maqedonia "është një vend i qeverisur nga frika dhe kërcënimi me një parti në pushtet, agjenda etno-nacionaliste dhe populiste e së cilës ka krijuar çarje të reja në një mjedis tashmë të brishtë," më alarmuese e së cilave është rihapja e tensioneve të thella ndërmjet bashkësive etnike shqiptare dhe asaj maqedonase.
Ndërkohë,Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partia etnike shqiptare e cila është partnere e vogël në koalicionin qeverisës, ka përdorur kartën nacionaliste kurdo që ai e gjen atë politikisht të përshtatshme dhe ka qëndruar heshtur në lidhje me skandalin e përgjimit, që me sa duket është rezultat i përfshirjes së partisë së tij në korrupsion me partnerin e tyre të koalicionit,VMRO-DPMNE, udhëhequr nga kryeministri Gruevski, tani i akuzuar publikisht nga partia opozitare maqedonase, Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë, për një agjendë masive kriminale politike e ekonomike,veçanërisht kundër popullsisë së madhe shqiptare.
Kur është fjala për Maqedoninë, realiteti kryesor është se Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001, e cila i dha fund konfliktit të armatosur mes maqedonasve dhe shqiptarëve at vit dhe vuri përpara një numër ndryshimesh kushtetuese dhe ligjore të hartuara për të përmbysur një dekadë diskriminimi kundër shqiptarëve, ende nuk është zbatuar plotësisht.
Frustrimi dhe dëshpërimi në rritje i popullsisë së madhe shqiptare në Maqedoni me
qeverinë e korruptuar të Gruevskit , duke përfshirë edhe partitë politike shqiptare bashkëpunëtore të udhëhequra nga Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, është një bombë figurative që mund të shpërthejë në çdo kohë, sidomos në një ekonomi që prodhon vetëm vende pune në qeveri të cilat shkojnë kryesisht për maqedonasit etnik dhe pastaj vetëm për ata të cilët votojnë për partneritetin e korruptuar Gruevski/Ahmeti, që është duke skllavëruar të gjithë vendin politikisht dhe ekonomikisht. Strategjia ballkanike e status quo-së e Departamentit të Shtetit, e cila tani mund të "përkthehet" në Ballkan si "paqe dhe stabilitet me çdo kusht, " është bërë një aspirinë apo koktej i përditshëm për popullin shqiptar për ta zbutur dhimbjen e tyre për sot, e cila në ndërkohë është duke mbjellur farën për dezintegrimin etnik të Ballkanit,e jo integrimin evropian.

Përfundim

Në fund, asgjë nuk do të arrihet në Ballkanin Perëndimor pa përfshirjen e fortë të Shteteve të Bashkuara. Historia e rajonit ka treguar që kjo është e vërtetë. Lidhur me Kosovën, të gjithë anëtarët e BE-së duhet të njohin pavarësinë e Kosovës dhe ti japin fund izolimit të vendit nëpërmjet mundësive ekonomike. Për sa i përket Maqedonisë, shqiptarët duhet të trajtohen si një partner i barabartë në Kushtetutën e re të këtij shteti që tani po dështon, ose duhet të përballemi me mundësinë e federalizimit, i cili do ti lejojë popullit shqiptar kontroll administrativ, social, dhe financiar mbi fatin e tyre si pjesë e një federate maqedonase të shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve etnikë. Maqedonia tashmë është një shtet aparteidi, në të cilin grupet e mëdha etnike jetojnë të ndarë, por jo në mënyrë të barabartë, dhe kjo duhet të korrigjohet. Përndryshe, Maqedonia nuk do të mbijetojë si shtet sovran që mund të integrohet në Bashkimin Evropian.

Përktheu: LUAN MAZREKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJU JORK - PRESIDENTIT NISHANI IU DORËZUA MEDALJA E NDERIT PËR ROLIN E SHQIPTARËVE NË SHPËTIMIN E HEBREJVE (05.06.2015)
BANKA E SHQIPËRISË RISHIKON ME ULJE RRITJEN EKONOMIKENgadalësim i aktivitetit ekonomik dhe në tremujorin e parë të vitit (05.06.2015)
LIGJVËNËSIT E NJU JORKUT NDEROJNË BESËN SHQIPTARE - I PRANISHËM PRESIDENTI NISHANI (05.06.2015)
SHËNIMI I VIJËS KUFITARE KOSOVË-MALI I ZI DREJT PËRFUNDIMIT (05.06.2015)
KUVENDI I KOSOVËS - AKUZA E FJALËS FYESE NDAJ QEVERISË (05.06.2015)
MBI 131 MILIONË EURO PËRFITUAN KOMPANITË E SIGURIMEVE NË KOSOVË NGA DIASPORA (05.06.2015)
POLICIA BLLOKON BULEVARDIN ILINDEN - PROTESTUESIT ULEN NË RRUGË (05.06.2015)
EDHE DIASPORA SHQIPTARE NË NORVEGJI KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT (05.06.2015)
FATOS LUBONJA - ISLAMI ËSHTË FÉ E PAQES (05.06.2015)
HAPJA E DOSJEVE E TRONDIT KOSOVËN (05.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]