VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJILAN - PROMOVOHET LIBRI 'PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA'

E Enjte, 05.07.2015, 01:57pm (GMT1)


Instituti Albanologjik ka promovuar sot më Gjilan, në Universitetin "Kadri Zeka", monografinë me shkrime të 40 autorëve me titull "Presheva, Bujanoci dhe Medvegja", që në vete përmbledhin tekste me përmbajtje historike, duke ofruar të dhëna nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e këtyre trevave.

Studiuesit e pranishëm në këtë ngjarje, kanë vlerësuar veprën dhe kanë rekomanduar që me botime të tilla të vazhdohet edhe më tutje në promovimin e vlerave të Kosovës Lindore.

Koordinatori i Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ibrahim Maliqi ka thënë se shqiptarëve të Kosovës Lindore po u trasohet mbështetje dhe promovim thelbësor që nga hapja e Zyrës në Komunën e Gjilanit me mbështetje të kryetarit Lutfi Haziri, e më pas edhe me botimin e këtij libri në Universitetin "Kadri Zeka".

Ai ka përshëndetur nismën e Institutit Albanologjik si botues, si dhe autorët e monografisë, duke cekur se "ky është një libër me vlera të veçanta kulturore, kombëtare, shoqërore e historike, si në aspektin shkencor, publicistik dhe përmbajtjesor, që vazhdon angazhimet për të drejtat e shqiptarëve të kësaj treve".

Drejtori i Institutit Albanologjik, prof. dr. Hysen Matoshi, ka thënë se libri është i veçantë për shumë arsye, por edhe për shkak të trajtimit, tematikës dhe përmbajtjes që ka në vete.

"Ky është libër shumë i veçantë për përmbajtjen që ngërthen në vete. Lexuesi këtu do të gjejë të përmbledhur mjaft mirë kronologjinë historike, aspektin kulturor, trashëgiminë, arsimin, shëndetësinë, aspektin social..., e deri te koha e getoizimit të kësaj pjese dhe aspiratat politike për të ardhmen e këtyre trevave", ka thënë Matoshi.

Studiuesi prof. dr. Bahtijar Kryeziu, ka thënë se kjo trevë është "një degë e prerë nga trungu i natyrshëm dhe i vërtetë i një populli", dhe se në këtë libër përmblidhen me fakte dhe të dhëna historike, në lëvizjet e deritanishme deri në mbetjen e Kosovës Lindore jashtë kufijve të Republikës së Kosovës. kp

Instituti Albanologjik ka promovuar sot më Gjilan, në Universitetin "Kadri Zeka", monografinë me shkrime të 40 autorëve me titull "Presheva, Bujanoci dhe Medvegja", që në vete përmbledhin tekste me përmbajtje historike, duke ofruar të dhëna nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e këtyre trevave.

Studiuesit e pranishëm në këtë ngjarje, kanë vlerësuar veprën dhe kanë rekomanduar që me botime të tilla të vazhdohet edhe më tutje në promovimin e vlerave të Kosovës Lindore.

Koordinatori i Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ibrahim Maliqi ka thënë se shqiptarëve të Kosovës Lindore po u trasohet mbështetje dhe promovim thelbësor që nga hapja e Zyrës në Komunën e Gjilanit me mbështetje të kryetarit Lutfi Haziri, e më pas edhe me botimin e këtij libri në Universitetin "Kadri Zeka".

Ai ka përshëndetur nismën e Institutit Albanologjik si botues, si dhe autorët e monografisë, duke cekur se "ky është një libër me vlera të veçanta kulturore, kombëtare, shoqërore e historike, si në aspektin shkencor, publicistik dhe përmbajtjesor, që vazhdon angazhimet për të drejtat e shqiptarëve të kësaj treve".

Drejtori i Institutit Albanologjik, prof. dr. Hysen Matoshi, ka thënë se libri është i veçantë për shumë arsye, por edhe për shkak të trajtimit, tematikës dhe përmbajtjes që ka në vete.

"Ky është libër shumë i veçantë për përmbajtjen që ngërthen në vete. Lexuesi këtu do të gjejë të përmbledhur mjaft mirë kronologjinë historike, aspektin kulturor, trashëgiminë, arsimin, shëndetësinë, aspektin social..., e deri te koha e getoizimit të kësaj pjese dhe aspiratat politike për të ardhmen e këtyre trevave", ka thënë Matoshi.

Studiuesi prof. dr. Bahtijar Kryeziu, ka thënë se kjo trevë është "një degë e prerë nga trungu i natyrshëm dhe i vërtetë i një populli", dhe se në këtë libër përmblidhen me fakte dhe të dhëna historike, në lëvizjet e deritanishme deri në mbetjen e Kosovës Lindore jashtë kufijve të Republikës së Kosovës./KosovaPress/

- See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/gjilan-promovohet-monografia-presheva-bujanoci-dhe-medvegja-41847/#sthash.rrVfSIUw.dpuf
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.